Meet The Board
Ilir Kuqi
Kryetar
I lindur në Krujë, në vitin 1995 në moshën 16 vjeç ka lëvizur me studime në Amerikë ku u diplomua me dy degë per Marketing the Shkencat Kompjuterike. Ai lëvizi në Kanada në vitin 2010. Ka 17 vjet që punon me kompaninë Enteprise Holdings dhe është drejtor i provincës së Albertas ku mbikëqyr 12 zyra dhe mbi 100 punëtorë. Pasioni për vullnetarizëm e ka afruar tek shoqata për të ndihmuar në integrimin e qytetarëve shqiptarë në Calgary dhe për të promovuar kulturën shqiptare.

Nebi Murseli
Zv. Kryetar
I lindur në Maqedoni. Ka kryer studimet për Sociologji dhe Filozofi në Universitetin e Prishtinës. Në Gjermani ka specializuar në fushën e Gazetarisë. Qysh si student filloi me gazetari dhe ka punuar për 20 vjet si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor në mediat në Maqedoni dhe Kosovë. Në vitin 2012 emigron në Kanada. Aktulisht punon në kompaninë Flesher Granite and Marble në Calgary. Shquhet për ndihmën e dhënë në rithemelimin e Shoqatës, si edhe me aktivitetet sportive me FC Albania O35.

Sekretare/Arkëtare
Flamur Veselaj
Anëtar Bordi
I lindur në fshatin Gllarevë, Komuna e Klinës në Kosovë. Mbaroi shkollën për Teknik i Makinerisë. Ka pasur dy biznese në Kosovë duke mbikëqyrur dhe ofruar rrjetin e internetit në Klinë, por edhe një restorant. që e manxhoi për 5 vjet. Në vitin 2012 emigroi në Calgary dhe tashmë punon si shofer i makinave të rënda në kompaninë J-Con LTD. Eshtë baba i 3 fëmijëve dhe duke qenë i pajisur me energji dhe aktivizëm, si dhe ndenjën e kontributit për komunitetin shqiptar në Kanada, është angazhuar në Bordin e Shoqatës.
.

Gëzim Ugzmaili
Anëtar Bordi (gjithashtu anëtar bordi i Shkollës Shqipe)
I lindur në Kosovë. Mbaroi shkollën në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Datyrore, Dega Kimi Arsimore, arsimtar i Kimisë dhe Veteran i UÇK-së. Lëvizi në Kanada në vitin 2004 ku punon si mbikëqyrës në nje firmë te ndërtimtarisë dhe në po të njëjtën kompani është mbikëqyrës i Sigurisë së Ndërtimit, i çertificuar si National Construction Safety Officer (NCSO). Edhe pse gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, Gëzimi falënderon ata anëtarë që i besuan dhe e nominuan për në Bord.
.

Debatik Cermjani
Anëtar Bordi (gjithashtu mbikëqyrës i Sportit dhe Artit)
I lindur në Kosovë. Mbaroi shkollën e mesme të Mjekësisë dhe teknik dhëmbësh. Mbas luftës në Kosovë u punësua për disa vite në Bazën Ushtarake Italiane Kosovo Force (KFOR) e cila ishte pjesë e NATO-s. Gjithashtu Debatiku ka qenë futbollist i KF Gjakova. Në vitin 2007 emigroi në Kanada dhe hapi biznesin e tij Eltik Painting. Duke pasur pasion futbollin ishte e natyrshme të ishte një nga themeluesit e ekipit të pare të futbollit FC Albania. Eshtë nominuar disa here me mirënjohje nga Calgary United Soccer Association. Tashmë është pjesë e FC Albania mbi moshën 35 vjeç. Ka dëshirën e madhe të ndihmojë komunitetin në çdo lloj forme.
.

Saimir Budo
Anëtar Bordi (gjithashtu mbikëqyrës i Sportit dhe Artit)
.
Mariglen Aliko
Anëtar Bordi (mbikëqyrës i rritjeve te Fondeve)
.
Bukurie Mino
Anëtar Bordi (anëtare e Bordit të Shkollës Shqipe)
.
Shaqir Duraj
Anëtar Bordi
I lindur në Prishtinë. Ka ndjekur gjurmët e babait si pasticier. Babai i tij Hasan Duraj ia mësoi biznesin e pasticierit dhe këtë biznes vendosi ta hapi edhe në Calgary. Levizur me familje pas lutftës në Kosovë, Shaqiri hapi biznesin e tij në vitin 1996, i quajtur European Bakery. I respektuar nga komuniteti dhe punësues i shumë shqiptarëve u afrua për të ndihmuar dhe zgjeruar Shoqatën.
.
