Sat, Nov 24
|Commonwealth Centre
Festa e Flamurit 2018
Silva Gunbardhi, Dafi dhe Edi Ermeni enkas per ju ne festen e flamurit!

Time & Location
Nov 24, 2018, 5:00 p.m. – Nov 25, 2018, 1:00 a.m.
Commonwealth Centre, 1177-, 3961 52 Ave NE, Calgary, AB T3J 0J7, Canada
About The Event
Në 24 Nëntor, 2018 do të festojmë së bashku 106-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Shoqata Shqiptaro Kanadeze në Calgary këtë vit, për të ndarë gëzimin me ne, ka të ftuar tre këngëtarë të njohur të trevave Shqiptare, Silva Gunbardhi, Dafi dhe Edi Ermeni. Shoqërimi i këngëtarëve do të bëhet me tastjerë nga dy insrumentistë profesionistë Elvis Tërshana dhe Mikel Gjoka. Mbrëmja festive do të organizohet në një ambjet modern dhe profesional te Commonwealth Center.
Në këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Calgary do të na nderojë me praninë e tij, Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Shkëlqesia e Tij z. Ermal Muca. Gjithashtu të ftuar janë MLA të qytetit dhe Kryebashkiaku i Calgaryt Z. Nenshi.
Këtë vit, nën drejtimin plot passion të Dr. Adriana Bejko po përgatitet dhe një program artistiko-muzikor nga fëmijët e shkolles Shqipe në Calgary "Foleja e Shqiponjave."
Ushqimi për këtë eveniment do të gatuhet nga Commonwealth Center me një menu të bollshme:
MENU
STARTER
Buns & Butter
Heritage Blend Salad with Dressings
Coleslaw Salad
MAIN COURSE
Whole Roasted Herbed Chicken
Seasonal Vegetables
Roasted Rosemary Potatoes
Rice Pilaf
DESSERTS
Assorted squares, pies & mini cupcakes
DRINKS
OPEN CASH BAR
Tea/Coffee stations (included)
- Pop & Juice (included)
Pagesa për të rriturit është $85, për fëmijët 4-12 vjeç është $35 dhe fëmijët nën 4 vjeç mendohet të ndajnë pjatën me prindërit.
Shitjet e biletave fillojnë të shtunën me 6 Tetor tek Toscana Italian Grill dhe European bakery. Ose mund ti bleni ato online drejt për drejt nga faqja jonë zyrtare www.AlbCanYYC.org. VETEM pasi të keni blerë biletën, ju lutem merrni Saimir Budon në telefon (në numrin e shënuar në biletë) për të rezervuar tavolinën në sallë. Ashtu si në festat e mëparshme, rezervimi do të bëhet "do i shërbehet të parit atij që telefonon i pari". Shitja e biletave mbyllet mbas datës 11 Nëntor për të garantuar ushqim të bollshëm.
Ju mirëpresim!