1/4

News

Please reload

December 9, 2017

Të nderuar bashkatdhetarë, kaluan më shumë se dy vjet nga themelimi i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm do të mbahet Asambleja e parë  Zgjedhore, ku do të zgjidhen drejtuesit e ri të Bordit të Shoqatës.

Asambleja Zgjedhore do të mbahet të Dielën, më 21 Janar 2018 te Fish Creek Library, duke filluar prej ores 14:00.

Organet e reja drejtuese të Shoqatës do të zgjidhen vetëm nga anëtarët e Shoqatës, që kanë të paguar rregullisht anëtarësinë, ngase kjo është paraparë në Statutin e Shoqatës.

...

December 5, 2017

Të shtunën, më 2 dhjetor, në një atmosferë festive, shqiptarët e Calgaryt kremtuan 28 Nëntorin – Festën e Flamurit!

Edhe sivjet, festa u bë nën organizim të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, ndërsa të pranishëm ishim mbi 450 veta. Kënga dhe vallja nuk u ndalë deri pas mesnate.

Ishte një natë e paharruar për komunitetin tonë këtu, ngase atmosfera ishte tejet festive dhe e përcjellë me program të nduarduarshëm. Për muzikën u përkujdesën këngëtarja e njohur Valbona Mema dhe këngëtari me perspektivë Edi Ermeni.

“Ne si shoqatë ke...

November 18, 2017

Shkodrani modest që jeton në Calgary, bën krenar komunitetin Shqiptar këtu, ngase vazhdimisht thyen rekorde. I emigruar në Kanada në vitin 2007, tashmë ka bërë emër në atletikë në Kanada, në kategorinë Master (moshës mbi 40-vjeç).

Këtë vit, gjatë kampionatit të Amerikës Veriore, Qendrore dhe Carabean, ku njëkohësisht është mbajtur edhe kampionati kombëtar kanadez, atleti nga Shkodra, është shpallur kampion i kontinentit amerikan si dhe kampion i i Amerikës së Veriut dhe Kanadasë për kategorinë Master në kërcimin trehapësh, ku ka...

November 11, 2017

Flamuri i futbollit

Të gjithë e njohin si Flamuri i FC Albania. Është Flamur Hida nga Gramshi që jeton dhe punon në Calgary që nga viti 2008. Përpos se është një sipërmarrës i suksesshëm, është i suksesshëm në drejtimin e FC Albania, skuadra që mbledh shqiptarët e rinj dhe që ka arritur majën e garimit në futboll në Calgary.

“Këtu në Calgary kam ardhur më 2008 nga Windsor, Ontario. Sapo erdha këtu u njoftova me disa çuna dhe luanim futboll bashkë. Më vonë vendosëm që të formonim një skuadër me angazhimin e këtyre lojëtareve”, tho...

November 2, 2017

Filmi “Bota” nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci shfaqet premierë këtu në Calgary me 7 Nëntorë në orën 18:00. (Rated PG)

“Bota” pati premierën ndërkombëtare në festivalin e madh Karlovy Vary në vitin 2014 dhe ka vazhduar shfaqjen nëpër festivale tjera të mëdha. Deri më tani ky film numëron rreth 24 festivale ndërkombëtare. Njihet për çmimet e fituara si: “East of the West Award” në Karlovy Vary, “Fipresci Prize” dhe “Çmimin e Publikut” në Reykjavik International Film Festival,... “Filmi më i mirë”, “Aktorja më e mirë”, “Muzika më...

Please reload

Search By Tags