top of page

ABOUT US

Shoqata Shqiptaro - Kanadeze në Calgary është një organizatë jo-përfituese që do të ofrojë një zë të bashkësisë shqiptare të Albertës, duke ndihmuar në zhvillimin e kulturës, artit dhe trashëgimisë shqiptare në Alberta. Albanian Canadian Association of Calgary ose shkurt ACAC vepron pa ndarje fetare, politike apo krahinore për të ruajtur frymën kombëtare shqiptare në Kanada. Ajo e kryen këtë nëpërmjet kultivimit të vlerave, kulturës, traditës kombëtare dhe gjuhës shqipe, si dhe ofrimit të shërbimeve të shumëllojshme për grupmoshat e ndryshme në bashkësinë shqiptare. ACAC përpiqet me përkushtim për një përfshirje të nderuar të bashkësisë shqiptare në shoqërinë kanadeze, rritjen e vlerave dhe emrit të shqiptarëve në Kanada, përfaqësimit sa më të plotë të tyre në struktura të ndryshme shtetërore e shoqërore si të barabartë mes gjithë kombësive të tjera në përbërje të shoqërisë shumë-kulturore kanadeze.

​

Për më shumë informacione, ju lutemi klikoni në linqet nën menynë e "About Us".

bottom of page