1/4

Filmi Babai shfaqet në Festivalin Evropian të Filmit në Calgary

March 8, 2017

 

 

Pas shumë paraqitjeve në festivale ndërkombëtare, filmi Babai, i regjisorit Visar Morina, do të shfaqet më 11 nëntor në Festivalin Evropian të Filmit në Calgary të Kanadasë. Në edicionin e pestë të këtij festivali do të shfaqen filma nga 16 shtete evropiane.

Ky film, i regjisorit prishtinas që jeton në Gjermani, Visar Morina, paraqet njërin nga filmat më ambicioz që janë bërë pas luftës në Kosovë.

Filmi Babai ishte nomonuar vitin e kaluar për film më të mirë në kategorinë e Filmit më të mirë të huaj në Oscar. Po ashtu ka marrë pjesë këtë vit edhe në festivalin prestigjioz Berlinale, ndërsa pjesëmarrja e filmit në këtë festival është mundësuar falë angazhimit të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary.

Filmi sjell rrëfimin për ngjarrjet në Kosovë gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar kur shqiptarët luftonin për mbijetesë pas okupimit serb dhe shpëtimin e shihnin duke emigruan në Evropë. Gëzimi, (Astrit Kabashi), i cili bashkë me djalin e tij Nori (Val Maloku) shisnin cigare rrugëve të Prishtinës, gjen mënyrën për të emigruar ilegalisht në Gjermani. Ndërkohë pas tij niset edhe Nori, duke kaluar nëpër peripeci nga më të ndryshme vetëm për t’u bashkuar më bababë. Drama e vërtetë zhvillohet pas bashkimit në Gjermani, ku ngërthehen momentet psikologjike për të qenë së bashku babë e mirë. Ballafaqimi me vështirësi të natyrave të ndryshme, marrëdhëniet midis tyre zvërthehen në pikën ku asgjë nuk ishte si më parë.

Përpos aktorit kryesor Astrit Kabashi, në film luajnë Enver Petrovci, Adriana Matoshi, Aurita Agushi, Armond Morina, ndërsa ky është film debutues për djaloshin Val Maloku.

Filim është koproduksion ndërmjet NikoFilm nga Gjermania, produksionit Krusha nga Kosova dhe Skopje Film Studio nga Maqedonia, ndërsa është mbështetur edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës, nga fondacionet gjermane të filmit Film und Medien Stiftung NRW, fondacioni FFA, si dhe nga Fondi Maqedonas i Filmit.

 

Nëntor, 2016

 

Please reload

Featured Posts

Në janar zgjedhje të përgjithshme për drejtues të Shoqatës

November 10, 2019

1/8
Please reload

Recent Posts
Please reload

Search By Tags
Please reload

Follow Us
  • Facebook Classic