top of page

Më 21 janar mbahet Asambleja Zgjedhore e Shoqatës


Të nderuar bashkatdhetarë, kaluan më shumë se dy vjet nga themelimi i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm do të mbahet Asambleja e parë Zgjedhore, ku do të zgjidhen drejtuesit e ri të Bordit të Shoqatës.

Asambleja Zgjedhore do të mbahet të Dielën, më 21 Janar 2018 te Fish Creek Library, duke filluar prej ores 14:00.

Organet e reja drejtuese të Shoqatës do të zgjidhen vetëm nga anëtarët e Shoqatës, që kanë të paguar rregullisht anëtarësinë, ngase kjo është paraparë në Statutin e Shoqatës.

Po qe se dëshironi të merrni pjesë në Asamblenë Zgjedhore, atëherë pagesën e anëtarësimin mund ta bëni online në faqen tonë të internetit apo të paguani shumën prej 20 dollarë për një vit.

Në përputhje me Statutin, Bordi Drejtues zgjidhet me votim në Asamblenë Zgjedhore të Anëtarëve të Shoqatës njeherë në katër (4) vjet. Votimi do të bëhet për të zgjedhur Bordin Drejtues sipas listës shumë-emërore të kandidateve për anëtarë të Bordit.

Bordi Drejtues me votim në ditën e zgjedhjeve voton për zgjedhjen e kryetarit të Shoqatës njëherë në katër (4) vjet. Bordi Drejtues në mbledhjen pasuese zgjedh nënkryetarin, sekretarin dhe financierin e Shoqatës, të cilët po ashtu kanë mandate katër (4) vjecar. Bordi Drejtues i mëparshëm do të synojë që të paktën 50% të anëtarëve ekzistues të tij të konkurrojnë dhe jenë kandidatë për Anëtarë Bordi në zgjedhjet e reja të Shoqatës.

Anëtarët e Bordit Drejtues do të kenë një mandate, ndërsa kryetari i Shoqatës nuk mund të zgjidhet më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.

Ju mirepresim me 21 Janar!

Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page