top of page

Krishtlindjet edhe në gjuhën shqipe në Calgary!


Një prag Krishtlindjesh i mrekullueshëm për komunitetin katolik shqiptar në Calgary dhe për këdo tjetër që në këtë natë magjike donte të dëgjonte fjalën e Zotit në shqip. Pikërisht me 24 Dhjetor, 2017 në ora 17:00, u mbajt meshi Shqiptar në Calgary tek Croatian Catholic Church. Prania e Dom Jovanit, me meshën e tij ne gjuhën tonë, ia shtoi bukurinë dhe ngrohtësinë kësaj mbrëmjeje. Mirënjohje dhe vlerësim për ata që bënë të mundur këtë ngjarje të gëzuar në komunitetin tonë! Falenderimet i shkojnë TereZina Marku, Ndoc Frroku dhe Sander Guri.

Gëzuar KRISHTLINDJEN! Qoftë e mbarë dhe e bekuar për te gjithe Shqiptarët kudo!


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page