1/4

Zgjidhet Bordi i ri i Shoqatës, Ilir Kuqi kryetar

January 22, 2018

 

 

Të dielën, më 21 janar, tek Fish Creek Library, u mbajt Asambleja Zgjedhore e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, ku u zgjodh Bordi ri i Shoqatës.

 

Anëtarët e Shoqatës e votuan listën shumë-emërore të kandidatëve, ku u nominuan 14 kandidatë dhe u zgjodhën 11 anëtarë të Bordit.

 

Më pas Bordi i Shoqatës, në bazë të Statutit, u mblodh dhe zgjodhi kryetarin, nënkryetarin dhe financieren e Shoqatës. Për kryetar u zgjodh Ilir Kuqi, nënkryetar Nebi Murseli, ndërsa financiere Ilda Budo. Anëtarë të tjerë të Bordit u zgjodhën: Bukurie Mino, Edlira Belishaku, Agim Ajdini, Gëzim Ugzmajli, Flamur Veselaj, Saimir Budo, Shaqir Duraj dhe Mariglen Aliko.  Bordi me pas shtoi edhe tre të nominuarit e tjerë të bëhen pjesëtarë të Bordit: Sokol Preka, Debatik Cërmjani dhe Petrit Belishaku.

  

Bordi Drejtues ka mandat katër vjet, ndërsa kryetari i Shoqatës nuk mund të zgjidhet më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.

 

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit e mbledhjes dhe dëshirës së tyre për të përparuar aktivitetet e ardhshme të Shoqatës.

 

 

 

 

 

 

 

 

Please reload

Featured Posts

Në janar zgjedhje të përgjithshme për drejtues të Shoqatës

November 10, 2019

1/8
Please reload

Recent Posts