10 Vjet Shtet! Festa e Pavarësisë së Kosovës, më 24 shkurt

Nën organizimin e Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, të shtunën, më 24 shkurt, do të festohet 10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.
Në këtë mbrëmje do të jenë të pranishëm këngëtarja e mirënjohur nga Kosova, Shqipe Kastrati dhe Kim Shllaku, bashkatdhetari ynë që jeton e punon në Calgary dhe që vazhdimisht këndon në solemnitetet tona. Këngëtarët do të jenë të përcjellur nën orkestrimin e Muratit dhe Elvisit.
Biletat janë në shitje tek European Bakery dhe te piceria Toscana. Cmimi i biletës është 70 dollarë për të rritur dhe 30 dollarë për fëmijët të moshës 5 deri 12 vjec.
Festa do të mbahet tek Croatian Canadian Cultural Centre 3010 12 Street NE. Pasi të bleni biletat ju lutemi kontaktojeni anëtarin e Bordit të Shoqatës, Saimir Budo në tel: 403 863 9040 për të rezervuar tavolinat.
Bashkatdhetarë të nderuar, më këtë rast, ju ftojmë të merrni pjesë në këtë përvjetor dhe të ndihmojmë rritjen e Shoqatës dhe zgjerimin e Shkollës Shqipe.
Ju mirëpresim!