top of page

Dita e Gruas: Shqiptaret festuan në Calgary


Festa e Gruas mblodhi shqiptaret në Calgary

Me këngë e valle shqiptaret në Calgary kaluan të shtunën e 10 marsit. Ato u mblodhën për të festuar 8 Marsin, Festën e Gruas.

Mbi 250 femra ishin të pranishme në Polish Canadian Center për nder të nënave dhe motrave tona, të organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, respektivisht tri anëtaret e Bordit të Shoqatës, Ilda Budo, Bukurie Mino dhe Edlira Belishaku.

“Ne kemi fatin që kemi tre gra në Shoqatë, por ne e dimë që nëse duam të shkojmë përpara në integrimin e komunitetit tonë në Calgary, na duhet edhe më shumë ndihmë nga gratë në komunitet, qoftë nga ana vullnetare apo ajo monetare”, tha Ilir Kuqi, kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary.

Pjesëmarrëset mbeten të kënaqura me festën, ndërsa pritjet janë që në festat e ardhshme numri i tyre të shtohet.

Ky eveniment nuk mund të ishte i mundshëm pa kontributin e vullnetarëve. Kontributi i tyre u duk në çdo detaj të festës dhe iu jemi shumë mirënjohës. Në veçanti duam të falenderojmë Terezina Marku, Flora Beharaj, Edona Preka dhe Ganimete Dehari.

Gjithashtu duam të falenderojmë sponsorët tanë kryesorë që na ndihmojnë në cdo projekt:

Toscana Italian Grill

European Bakery

Face painting u mundësua nga dy gra të pranishme në festë që duan të qëndrojnë anonime.

Si Bord i Shoqatës u jemi mirënjohës të gjithë grave që duan dhe kanë mundësinë të kontribojnë.

Disa fotografi nga festa:

Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page