Milot Shehu - Piloti i parë shqiptar në Calgary


Miloti është djali 21 vjeçar nga Gjakova që arriti të firmosë kontratën me kompaninë e fuqishme kanadeze West Jet.

Ai erdhi në Calgary me familjen e tij nga lufta në Kosovë, më 1999 dhe atëherë kishte katër vjet. Në moshën 19 vjeçare u bë piloti më i ri tek Springbank Air Traning College, ku ka fituar licenën private për pilot. Tashmë me 200 ore praktikë duke fluturuar, në maj, Miloti do të marrë licencën komerciale për të fluturuar avionët kompercialë për WestJet.

Miloti është i vetmi pilot shqiptar në Calgary dhe patriotizmi i tij mund të shikohet në shumë fotografi që ndau me ne.

"Dëshira për pilot m'u rrit për shkak të largësisë nga vendlindja. Pa pilotim nuk mundemi të kthehemi në Shqiperi dhe nuk po them Kosovë se Kosova është Shqipëri". tha Miloti.

I bëjmë thirrje të gjithë komunitetit në Calgary nëse keni njohuri rreth shqiptarëve në Calgary që po korrin sukses në fushat e tyre, ju lutem na njoftoni tek adresa emailit: info@AlbCanYYC.org

Të jemi të gjithë së bashku krenarë që jemi shqiptarë!

Më shumë fotografi nga Milot Shehu vijojnë më poshtë:


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
1/4