1/4

Doriana Rama me medalje të argjentë në konkursin prestigjioz "Royal Canadian Lash"

March 17, 2018

Doriana Rama është suksesi i ri i shqiptarëve që jetojnë në Calgary. E lëvizur familjarisht në Calgary në moshën 17 vjeçare, ajo ishte ambicioze për t'u bërë dikushi.  Duke pasur pasion profesionin e bukurisë, ajo hapi biznesin e saj specifik për qerpikët STOLI. Edukimin në këtë fushë dhe profesion ajo e mori në California. Duke pasur shumë kërkesa vitin e kaluar ajo vendosi të hapi shkollën e saj, ku tashmë ka 10 studente.

 

Me këtë sukses dhe konfidencë, Doriana në verë të vitit 2017 hapi edhe nje pikëshitje në Tiranë me produktet e saja për qerpikë, dhe gjithashtu dha kurse në Shqipëri në disa nga sallonet më të mira atje. 

 

Në shkurt të këtij viti ajo mori pjesë në konkursin prestigjoz në Vancuver "Royal Canadian Lash", ku mori medaljen e argjentë.  Në këtë konkurs ajo dhe biznesi i saj konkurrojnë me biznese nga të gjitha provincat e Kanadasë. Pikërisht marrja e medalejs në këtë konkurs, i jep biznesit STOLI dhe Dorianës një besim në artin e punës së saj. 

 

"Doriana është gjithmonë duke mësuar se si të përmirësojë veten në fushën e saj dhe është shumë e përkushtuar dhe e vullnetshme. Cdo vit ajo bënë një listë me qëllimet e saj dhe gjithmonë i arrin ato. Në të njëjtën kohë duke mbajtur edhe harmoninë në familjen e saj" - tha Adelina Rama, nëna e Dorianës.  

 

I urojmë Dorianës suksese në iniciativen e saj dhe jemi shumë krenarë për suksesin që ka arritur në këtë fushë.

 

I bëjmë thirrje të gjithë komunitetit në Calgary, nëse keni njohuri rreth shqiptarëve në Calgary që po korrin sukses në fushat e tyre, ju lutem na njoftoni tek adresa emailit: info@AlbCanYYC.org

 

Të jemi të gjithë së bashku krenarë që jemi shqiptarë!

 

Më shumë fotografi nga Doriana Rama dhe biznesi i saj vijojnë më poshtë:

 

 

 

 

Please reload

Featured Posts

Në janar zgjedhje të përgjithshme për drejtues të Shoqatës

November 10, 2019

1/8
Please reload

Recent Posts
Please reload

Search By Tags