top of page

Të shtunën Kupa e Shqiptarit - eveniment familjar


Shoqata Shiqiptaro Kanadeze në Calgary organizon Turnirin e parë të futbollit - Kupa e Shqiptarit në Alberta, që do të mbahet këtë të shtunë, më 2 qershor, duke filluar nga ora 1 e deri ne ora 6.

Janë paraqitur dhjetë skuadra që do të garojnë në dy grupe dhe do të ketë finale me fituesit e grupeve.

Për referim do të përkujdesen referë nga CUSA.

Turniri do të mbahet tek Chestermere Rec Center, 201 W Chestermere Dr, Chestermere.

Gjatë turnirit do të ketë BBQ dhe pije freskuese, prandaj ftojmë shqiptarët e Calgary të vijnë me familjet e tyre për të përcjellë këtë turnir. Po ashtu do të ketë hapësirë që edhe fëmijët të argëtohen gjatë turnirit.

Ushqim dhe pije jo-alkolike do të ofrohen kundrejt një donacioni.

Grupet do të ndahen si më poshtë:

Grupi A Grupi B

1 vs. 2 1 vs. 2

3 vs. 4 3 vs. 4

2 vs. 5 2 vs. 5

1 vs. 4 1 vs. 4

3 vs. 5 3 vs. 5

1 vs. 3 1 vs. 3

3 vs. 2 3 vs. 2

1 vs. 5 1 vs. 5

2 vs. 4 2 vs. 4

4 vs. 5 4 vs. 5

Rregullat e Kupës

  • Çdo skuadër do të luajë të paktën 4 ndeshje

  • Klasifikimi do të bëhet sipas pikëve

  • Fitorja 3 pikë, barazimi 1 pikë

  • Nëse ka barazim pikësh në fund të ndeshjeve në grup, do të klasifikohet më lart ajo skuadër qe ka gol-avarazhin më të mirë, më pas ajo skuadër që ka më shume gola të shënuar.

  • Loja do të jetë me dy pjesë nga 15 minuta

  • Dy finalet e fundit janë nga 20 minuta

  • Formati do të jetë 5+1 dhe maksimum 2 lojëtarë rezervë

  • Shuma për cdo skuadër është $250/ekip ose $31.25/lojëtar

  • Shuma e lekëve do të shkojë për Shkollës Shqipe

  • Të regjistrohen vetëm kapitenët e skuadrave ose lojëtarë pa skuadër

  • Një përfaqësues i skuadrës duhet të jetë pjesë e mbledhjes së kapitenëve një javë më parë ndeshjeve

Për regjistrim skuadre dhe pagesë, ju lutem kontaktoni:

Debatik Cermjani: 403-918-5552

Saimir Budo: 403-863-9040

Le të fitojë skuadra më e mirë!!!


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page