Të shtunën Kupa e Shqiptarit - eveniment familjar

Shoqata Shiqiptaro Kanadeze në Calgary organizon Turnirin e parë të futbollit - Kupa e Shqiptarit në Alberta, që do të mbahet këtë të shtunë, më 2 qershor, duke filluar nga ora 1 e deri ne ora 6.
Janë paraqitur dhjetë skuadra që do të garojnë në dy grupe dhe do të ketë finale me fituesit e grupeve.
Për referim do të përkujdesen referë nga CUSA.
Turniri do të mbahet tek Chestermere Rec Center, 201 W Chestermere Dr, Chestermere.
Gjatë turnirit do të ketë BBQ dhe pije freskuese, prandaj ftojmë shqiptarët e Calgary të vijnë me familjet e tyre për të përcjellë këtë turnir. Po ashtu do të ketë hapësirë që edhe fëmijët të argëtohen gjatë turnirit.
Ushqim dhe pije jo-alkolike do të ofrohen kundrejt një donacioni.

Grupet do të ndahen si më poshtë:
Grupi A Grupi B
1 vs. 2 1 vs. 2
3 vs. 4 3 vs. 4
2 vs. 5 2 vs. 5
1 vs. 4 1 vs. 4
3 vs. 5 3 vs. 5
1 vs. 3 1 vs. 3
3 vs. 2 3 vs. 2
1 vs. 5 1 vs. 5
2 vs. 4 2 vs. 4
4 vs. 5 4 vs. 5
Rregullat e Kupës
Çdo skuadër do të luajë të paktën 4 ndeshje
Klasifikimi do të bëhet sipas pikëve
Fitorja 3 pikë, barazimi 1 pikë
Nëse ka barazim pikësh në fund të ndeshjeve në grup, do të klasifikohet më lart ajo skuadër qe ka gol-avarazhin më të mirë, më pas ajo skuadër që ka më shume gola të shënuar.
Loja do të jetë me dy pjesë nga 15 minuta
Dy finalet e fundit janë nga 20 minuta
Formati do të jetë 5+1 dhe maksimum 2 lojëtarë rezervë
Shuma për cdo skuadër është $250/ekip ose $31.25/lojëtar
Shuma e lekëve do të shkojë për Shkollës Shqipe
Të regjistrohen vetëm kapitenët e skuadrave ose lojëtarë pa skuadër
Një përfaqësues i skuadrës duhet të jetë pjesë e mbledhjes së kapitenëve një javë më parë ndeshjeve
Për regjistrim skuadre dhe pagesë, ju lutem kontaktoni:
Debatik Cermjani: 403-918-5552
Saimir Budo: 403-863-9040
Le të fitojë skuadra më e mirë!!!