top of page

Kupa e Shqiptarit në Calgary –  FC Shkodra fituese


Pavarësisht se Vllaznia u largua nga liga elitore e futbollit shqiptar, shkodranët në Calgary dëshmuan se kanë traditë në këtë sport. Në Kupën e Shqiptarit në futboll, që u mbajtë të shtunën, FC SHKODRA zuri vendin e parë.

Në këtë turnir të parë të futbollit që grumbullon shqiptarët, të organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, morën pjesë dhjetë skuadra, ndërsa FC SHKODRA në ndeshjen finale fituan kundër FC MIRDITA me rezultat 3:0.

Ishte një atmosferë vërtet sportive, ngase pati lojë cilësore të shfaqur nga gjithë skuadrat e turnirit që u mbjatë tek Chestermere Recreation Center, e cila ishte mbuluar me flamuj shqiptarë.

Por, përpos futbollit, aty pati edhe atmosferë relaksuese për familjet e shumta shqiptare. Fëmijët loznin gjithandej fushës së blertë, ndërsa anëtarët e Shoqatës dhe vullnetarë të shumtë u përkujdesen për ushqim dhe pije freskuese. Shuma e grumbullar e mjeteve prej 2451 dollarë është donacion për Shkollë Shqipe.

“Zemra mal po më bëhet kur po ju shoj se jeni mbledhur bashkë këtu dhe po kaloni shumë mirë”, tha nëna e Shaqir Durajt, bisnezmenit të njohur shqiptar, e cila është mysafire tek ai.

Këtë kampionat e mbështetën: European Bakery, që dhuroi gjithë ushqimin e ditës me hamburgerë, hot dogs dhe pije freskuese, Eltik Painting dhuroi tenden për Shoqatën që do ta përdorim në të gjitha pikniqet e ardhshme dhe Festime Hair Salon që gatoi me zemër revaninë që ishte me të vërtetë e shijshme.

"Eshtë me të vertetë kënaqesi të shikosh bizneset shqiptare në afrim të Shoqatës. Ne kemi nevojë për ju. Nëse keni mundesi të kontriboni dhe të na ndihmoni, ju lutem na u afroni", tha Ilir Kuqi, kryetar i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary.

Vetëm te bashkuar mund të çojme komunitetin tonë përpara!

Urime FC Shkodra dhe shihemi sërishtnë kupën e ardhshme!


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page