Eltiku, vogëlushi që përmallon edhe më shumë shqiptarët

Ështe vetëm dhjetë vjec, por përshtypja është se ka më shumë vjet. Flet pak dhe qetë. I qetë gjatë bashkëbisedimit. Paksa e pazakonshme për moshën që ka. Quhet Eltik. Është birë i Debatik Cërmjanit, që jeton në Calgary me familje më shumë se 11 vjet.
Ishte Kupa e Shqiptarit në futboll që u organizua në fillim të qershorit nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Calgary ku Eltiku me vëmendje përcjellte ndeshjet e prindit të tij dhe FC Gjakova. Nuk kishte ndonjë koment për turnirin.
“Pati shumë loja dhe nuk di cila skuadër ishte më e mira!”, tha Eltiku, vogëlushi i dhënë pas futbollit. Këtë sport e ka trashëgimi nga babai dhe gjyshi, futbollistë të dikurshëm në Gjakovë.
Edhe në mësime është i mirë. Vijon klasën e pestë. Kur e pyetëm për report card ofshani: “Ah…”. Nuk do të paragjykojë suksesin!
Ishte të dielëve në Shkollën Shqipe këtu në Calgary dhe u vlerësua se nuk ka nevojë të vijojë më mësimet në gjuhën shqipe, ngase rrjedhshëm e flet gjuhën shqipe.
“Dua të bëhem futbollist… ose lawyer (avokat)”, nuk fsheh ambiciet, pasi vazhdimisht stërvit në shkollën e futbollit MSB në Calgary.
Por, Eltiku është shumë i njohur ndër komunitetin shqiptar këtu. Jo për futboll, por për këngë. Ai tashmë është vazhdimisht i pranishëm me këngë në manifestimet që organizohen nga shqiptarët. Këndon këngët e Ilir Shaqirit dhe me zërin e tij mahnit, por edhe përmallon edhe më shumë bashkatdhetarët, duke kënduar këngë patriotike.
“Dëgjoj… të gjitha llojet e muzikës… Unikatilin… Ilirin (Shaqiri)”, thotë Eltiku, duke falënderuar prindërit dhe motrën që e kanë motivuar të këndojë, e të mos ketë fare frikë në paraqitje.