top of page

Përfundoi semestri i Shkollës Shqipe, ndahen certifikatat


Një e diel e këndshme në North Glenmore Park, e përcjellë me mot të mirë, shoqëroi ditën e ndarjes së certifikatave për nxënësit që vijuan mësimin në Shkollën Shqipe "Foleja e Shqiponjave", që vepron në kuadër të Shoqatës Shqiptaro Kanadeze në Calgary. Me këtë rast u organizua një piknik me nxënësit dhe prindërit, ndërsa nuk mungoi edhe ushqimi i përgatitur nga Florent Godeni i F Company Brothers.

Përpos ushqimit të shijshëm, fëmijët patën rastin të kënaqen me lojëra të ndryshme argëtuese dhe garuese të organizuara nga Bordi i Shkollës Shqipe.

‘’Synojmë që në semestrin e ardhshëm të kemi sa më shumë nxënës që do të vijojnë mësimin në shkollën tonë. Ftojmë edhe me këtë rast prindërit që të sjellin fëmijët në Shkollën Shqipe’’, tha kryetari i Shoqatës Shqiptaro Kanadeze në Calgary, Ilir Kuqi.

Ndërsa kryetarja e Bordit të Shkollës Shqipe "Foleja e Shqiponjave", Adriana Fishta-Bejko u shpreh mirënjohëse prindërve që ia kanë besuar fëmijët e tyre shkollës.

‘Do të ketë edhe vlerësim të nxënësve. Do të testojmë nivelin e njohjes së gjuhës ndësa nxënësit do të flasin në gjuhën shqipe me gjyshërit e tyre në Shqipëri dhe Kosovës’’, tha Adriana Fishta-Bejko.

Në semestrin e ardhshëm pritet të ketë shtim të nxënësve dhe do të aplikohen tema të ndryshme të rëndësishme për procesin mësimor dhe që janë sa më të kapshme për nxënësit për të mësuar gjuhën shqipe.

Të gjithë nxënësit që vijuan këtë vit shkollor u regjistruan nga prindërit e tyre edhe për vitin e ardhshëm, ndërsa prindërit që duan që fëmijët e tyre të vijojnë mësimin në Shkollën Shqipe, mund të kontaktojnë pjesëtarët e Bordit të Shkollës.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page