top of page

Gjashtëmujor i frytshëm


Të shtunën, më 4 gusht, në Librarinë Fish Creek, Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, mbajti Asamblenë e Përgjithshme me anëtarët e saj. Gjatë kësaj asambleje, drejtuesit e Shoqatës njoftuan anëtarësinë për punën gjashtëmujore, aktivitetet që janë ndërmarrë gjatë kësaj periudhe, si dhe janë bërë të ditur objektivat për gjashtëmujorin e ardhshëm.

Kryetari i Shoqatës, Ilir Kuqi bëri një analizë të punës të gjashtëmujorit të parë, që kur Shoqata është me Bord të ri. Sipas tij, plotësisht janë përmbushur qëllimet që i kishtë vënë Bordi para vetes.

“Në shkurt arritën të organizojmë Pavarësinë e Kosovës, më pas Festën e Grave. Në maj organizuam me sukses turnirin e parë në futboll Kupa e Shqiptarit, ndërsa në qershor, në përmbyllje të vitit shkollor për nxënësit që vijuan Shkollën Shqipe, patëm piknun në North Glenmore Park”, tha Kuqi.

Po ashtu, ai u shrehi falënderime bizneseve shqiptare që kanë dhënë donacion për Shoqatën – Royal Roofing, Drini Construction, Eltik Painting dhe donatorët e përhershëm – Europe Bakery dhe Toscana Restaurant.

“Presim mbështetje nga komuniteti ynë dhe synimet tona janë që Brenda një periudhe 5 deri 10 vjetë krijojmë zonën tonë komunitare”, tha kryetari i Shoqatës.

U prezantua edhe buxheti I Shoqatës. Në këtë gjysëvjetor janë arritur të akumulohen mjete të konsiderueshme që janë nismë e mirë për mbarëvajtjen e Shoqatës dhe ngritjen e Shkollës Shqipe.

Kryetarja e Bordit të Shkollës Shqipe “Foleja e Shqiponjave”, Adriana Fishta-Bejko paraqiti plan-programin për vitin e ardhshëm shkollor.

“Nxënësit do të ketë aktivitete të ndryshme, duke pasur tema të ndryshme: gjuhë shqipe, histori, kulturë... Po ashtu nxënësit do të mësojnë këngë, valle dhe shkrim-lexim”, tha Fishta-Bejko.

Në vazhdim Bordi shpalosi edhe planet për këtë vit, ku përfshihet një turnir në golf, shuma e të cilit do të shkonte për Shkollën Shqipe, pritet që të shfaqet edhe sivjet një film shqiptar në Festivalin Evropian të Filmit në Calgary në tetor, pastaj një turnir futbolli në sallë të mbyllur, si dhe Festa e Flamurit, që sivjet do të organizohet më 24 nëntor.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page