1/4

Bordi i Shkollёs “Foleja e Shqiponjave” shpall dy vende pune pёr mёsues pёr vitin shkollor shtator 2018 - qershor 2019

August 22, 2018

 

 

 

Punёsimi: Mёsues nё Shkollёn Shqipe “Foleja e Shqiponjave”                            Calgary, Alberta

Adresa: 2445 - 23 Avenue, SW Calgary, Alberta.

I raporton: Bordit tё Shkollёs

Pёrshkrimi i Detyrёs - Jep mёsim cdo tё diel nga ora 11:00 am- 1:00 pm pёr njёrin nga grupet e fёmijёve qё mёsojne gjuhёn dhe kulturёn shqiptare. Dy nivelet janё:
•    Grupi i Yllkave (4- 9 vjec)
•    Grupi i Shqiponjave (10-14 vjec)
Pёrgjegjёsitё dhe Detyrat
•    Jep 2 orё mёsim cdo tё diel, nga ora 11:00 am- 1:00 pm
•    Paraqitet nё punё 15 minuta para fillimit tё mёsimit dhe largohet 15 minuta pas mbarimit tё mёsimit
•    Pёrgatit plan ditar pёr cdo aktivitet mёsimor qё organizon dhe e shoqёron kёtё plan me materiale mёsimore dhe ilustruese. Ḉdo gjё nё kёtё pёrgatitje bёhet nё zbatim tё kurrikulumit tё pёrfshirё nё Librin e Mёsuesit tё pёrgatitur nga Bordi i Shkollёs
•    Eshtё i/e gatёshme tё dorёzojё planin dhe materialet mёsimore nё dosjen pёrkatёse tё mёsuesit.  Kёto materiale mbeten pronё intelektuale e shkollёs “Foleja e Shqiponjave” edhe mbas largimit te mёsuesit nga kjo detyrё. Materialet mёsimore do tё depozitohen edhe si kopje me shkrim edhe nё mёnyrё elektronike pranё Bordit tё Shkollёs.
•    Merr pjesё nё pёrgatitjen e tё paktёn dy veprimtarive jashtёshkollore.
•    Mirёpret vёzhgime dhe analiza tё orёs sё mёsimit tё vёzhguar.
•    Merr pjesё nё dy seanca trajnimi pedagogjik pёr semestёr.
•    Pёrgatit dhe zbaton provimet e fundit dhe i korigjon ato.
•    Mësuesi të jetë përgjegjës për të hartuar format e vlerësimit të dijeve të nxënësit;
•    Eshtё i/e gatshёm tё punoj nё ekip.
•    Pagesa e mësuesit do të bëhet sipas nivelit të kualifikimit dhe eksperiencës;


Kualifikimet: Personat që do të aplikojnë për të dhënë mësim në shkollën “Foleja e Shqiponjave” do tё kenë kualifikimet e mёposhtme ose njё kombinim tё tyre:

a)    Mësuesi jetë kualifikuar në Shqipëri/Kosovё/ Maqedoni apo në Kanada;
b)    Mësuesi të ketë një minimum experience si mësues apo tutor i Lëndëve Klasike (Gjuhë/Letërsi, Histori/Gjeografi, Cikli i Ulët);
c)    Tё jetё anёtar i Shoqatёs Shqiptar-Kanadeze nё Calgary;
d)    Tё flasё gjuhёn Letrare Shqipe;
e)    Tё njohё kulturёn dhe gjeografinё e trevave ku jetojnё shqiptarёt;
f)    Tё ketё njё nivel mesatar njohurish tё programeve edukative nё kompjuter;
g)    Tё kete certifikatё nga Policia e Calgaryt pёr t’u punёsuar pёr tё punuar me fёmijё.
Tё interesuarit pёr kёtё vend pune, tё shprehin interesin e tyre duke aplikuar pranё Bordit tё Shkollёs “Foleja e Shqiponjave”.
Kёrkesat dhe dokumentat pёr aplikim duhet tё arrijnё nё bord deri me datёn 29 Gusht, 2018, nё ora 4:30 pm.
•    Dёrgoni resumenё nё adresёn elektronike 12dracana@gmail.com
•    Zgjidhni dy persona qё ju njohin nё mardhёnje pune apo kontribute vullnetare dhe u kёrkoni tё dёrgojnё referencat e tyre nё adresёn elektronike 12dracana@gmail.com
Ju falёnderojmё tё gjithёve pёr interesin tuaj, por vetёm kandidatёt mё tё pёrgatitur do tё ftohen pёr intervistё nё datёn, 2 shtator, 2018,


                                                 Bordi i Shkollёs ”Foleja e Shqiponjave”

 

Please reload

Featured Posts

Në janar zgjedhje të përgjithshme për drejtues të Shoqatës

November 10, 2019

1/8
Please reload

Recent Posts
Please reload

Search By Tags
Please reload

Follow Us
  • Facebook Classic