Bordi i Shkollёs “Foleja e Shqiponjave” shpall dy vende pune pёr mёsues pёr vitin shkollor shtator 2


Punёsimi: Mёsues nё Shkollёn Shqipe “Foleja e Shqiponjave” Calgary, Alberta Adresa: 2445 - 23 Avenue, SW Calgary, Alberta. I raporton: Bordit tё Shkollёs Pёrshkrimi i Detyrёs - Jep mёsim cdo tё diel nga ora 11:00 am- 1:00 pm pёr njёrin nga grupet e fёmijёve qё mёsojne gjuhёn dhe kulturёn shqiptare. Dy nivelet janё: • Grupi i Yllkave (4- 9 vjec) • Grupi i Shqiponjave (10-14 vjec) Pёrgjegjёsitё dhe Detyrat • Jep 2 orё mёsim cdo tё diel, nga ora 11:00 am- 1:00 pm • Paraqitet nё punё 15 minuta para fillimit tё mёsimit dhe largohet 15 minuta pas mbarimit tё mёsimit • Pёrgatit plan ditar pёr cdo aktivitet mёsimor qё organizon dhe e shoqёron kёtё plan me materiale mёsimore dhe ilustruese. Ḉdo gjё nё kёtё pёrgatitje bёhet nё zbatim tё kurrikulumit tё pёrfshirё nё Librin e Mёsuesit tё pёrgatitur nga Bordi i Shkollёs • Eshtё i/e gatёshme tё dorёzojё planin dhe materialet mёsimore nё dosjen pёrkatёse tё mёsuesit. Kёto materiale mbeten pronё intelektuale e shkollёs “Foleja e Shqiponjave” edhe mbas largimit te mёsuesit nga kjo detyrё. Materialet mёsimore do tё depozitohen edhe si kopje me shkrim edhe nё mёnyrё elektronike pranё Bordit tё Shkollёs. • Merr pjesё nё pёrgatitjen e tё paktёn dy veprimtarive jashtёshkollore. • Mirёpret vёzhgime dhe analiza tё orёs sё mёsimit tё vёzhguar. • Merr pjesё nё dy seanca trajnimi pedagogjik pёr semestёr. • Pёrgatit dhe zbaton provimet e fundit dhe i korigjon ato. • Mësuesi të jetë përgjegjës për të hartuar format e vlerësimit të dijeve të nxënësit; • Eshtё i/e gatshёm tё punoj nё ekip. • Pagesa e mësuesit do të bëhet sipas nivelit të kualifikimit dhe eksperiencës;

Kualifikimet: Personat që do të aplikojnë për të dhënë mësim në shkollën “Foleja e Shqiponjave” do tё kenë kualifikimet e mёposhtme ose njё kombinim tё tyre: a) Mësuesi jetë kualifikuar në Shqipëri/Kosovё/ Maqedoni apo në Kanada; b) Mësuesi të ketë një minimum experience si mësues apo tutor i Lëndëve Klasike (Gjuhë/Letërsi, Histori/Gjeografi, Cikli i Ulët); c) Tё jetё anёtar i Shoqatёs Shqiptar-Kanadeze nё Calgary; d) Tё flasё gjuhёn Letrare Shqipe; e) Tё njohё kulturёn dhe gjeografinё e trevave ku jetojnё shqiptarёt; f) Tё ketё njё nivel mesatar njohurish tё programeve edukative nё kompjuter; g) Tё kete certifikatё nga Policia e Calgaryt pёr t’u punёsuar pёr tё punuar me fёmijё. Tё interesuarit pёr kёtё vend pune, tё shprehin interesin e tyre duke aplikuar pranё Bordit tё Shkollёs “Foleja e Shqiponjave”. Kёrkesat dhe dokumentat pёr aplikim duhet tё arrijnё nё bord deri me datёn 29 Gusht, 2018, nё ora 4:30 pm. • Dёrgoni resumenё nё adresёn elektronike 12dracana@gmail.com • Zgjidhni dy persona qё ju njohin nё mardhёnje pune apo kontribute vullnetare dhe u kёrkoni tё dёrgojnё referencat e tyre nё adresёn elektronike 12dracana@gmail.com Ju falёnderojmё tё gjithёve pёr interesin tuaj, por vetёm kandidatёt mё tё pёrgatitur do tё ftohen pёr intervistё nё datёn, 2 shtator, 2018,

Bordi i Shkollёs ”Foleja e Shqiponjave”


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
1/4