1/4

Në aksident trafiku humb jetën Fatos Metko dhe djali i tij, Fioralbi

August 23, 2018

 Fatos Metko dhe bashkëshortja e tij, Maralba

 

 

Shqiptarët në Calgary me pikëllim të thellë kanë marrë lajmin për vdekjen tragjike në aksident trafiku të bashkatdhetarit Fatos Metko (45) dhe të djalit të tij Fioralb Metko (14).

 

Aksidenti ka ndodhur të dielën mbrëma në qytezën Wawa në Ontario, ndërsa i ndjeri Metko udhëtonte me makinën e tij prej Calgary për në Windsor dhe me të ishin djali i djerë, bashkëshortja Maralba dhe vajza Brianna, 9-vjece.

 

Sic raporton Calgary Sun, në vendin e ngjarjes gjen vdekjen Fatosi dhe djali i tij, ndërsa Maralba aksidentohet rëndë dhe është në gjendje kritike. Brianna arrin të shpëtojë

Fatosi ka punuar për tetë vjet si kuzhinier në restorantin Broken Platem në Willow Park, në jug të Calgarytë.

 

Pronari i restorantin ku punonte Fatosi, Ervin Bushi për mediat lokale ka thënë se i ndjeri ka qenë punëtor i madh.

 

“Fatosi dhe bashkëshortja e tij kanë punuar për cdo ditë, duke u mundur për të mirën e fëmijëve të tyre”.

 

Bushi e ka njohur edhe Fioralbin, djalin e Fatosit, që, sipas tij, ka qenë i apasionuar për sport

Familja Metko ishte duke e vizituar provincën e Ontarios, me plane që të shpërngulen atje javëve në vijim. Qëllimi i vizitës ishte regjistrimi i fëmijëve në shkollë dhe finalizimi i detajeve të shpërnguljes.

 

“Ata kishin shumë familjarë në SHBA, në Michigan, dhe ata dëshironin të jenë sa më afër tyre”, ka thënë Bushi.

 

Shoqata Shqiptare Kandeze ne Calgary inkurajon cdo person qe do te ndihmoje, te lutem te klikoni tek linku i gofundme page.

 

https://www.gofundme.com/fundraiser-for-metko-family

 

 

 

Please reload

Featured Posts

Në janar zgjedhje të përgjithshme për drejtues të Shoqatës

November 10, 2019

1/8
Please reload

Recent Posts
Please reload

Search By Tags
Please reload

Follow Us
  • Facebook Classic