1/4

Filloi mësimi në Shkollën Shqipe, me entuziazëm të shtuar

September 10, 2018

Të dielën, më 9 shtator, filloi viti i ri shkollor në Shkollën Shqipe. Ishte ditë që ribashkoi fëmijët dhe mësueset që ishin ndarë gjatë verës.

Në ditën e parë të shkollës fëmijët ishin përcjell nga prindërit, e disa edhe nga gjyshërit e tyre.

 

Ky vit shkollor fillon me entuziazëm të shtuar, ngase mësimi do të zhvillohet me kurukulim nga gjetjet e fundit në lëminë e mësimit. Do të zbatohen medota të reja didaktike të përpiluara nga doktoresha e shkencave pedagogjike, dr. Adriana Fishta-Bejko, njëherësh edhe kryetare e Bordit të Shkollës Shqipe “Foleja e Shqiponjave”.

 

Në paraqitjen e plan-programin për ketë vit akademik, Fishta-Bejko tha se nxënësit do të ketë aktivitete të ndryshme, duke pasur tema të ndryshme: gjuhë shqipe, histori, kulturë, etj. Po ashtu nxënësit do të mësojnë këngë, valle, vizatime dhe shkrim-lexim.

 

Sipas Fishta-Bejko, nxënësit janë ndarë në dy grupe: “Yllkat”, që përfshinë grupmoshën prej 4 deri në 8 vjet dhe “Shqiponjat”, nga mosha 9 e deri 14 vjec.

 

“Falënderojmë ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë në Kanada që janë dhuruar abetare dhe libra. Po ashtu, ftojmë prindërit shqiptarë këtu në Calgary që posedojnë libra në gjuhën shqipe për fëmijë që t’i sjellin në shkollë dhe të njëjtat do t’i shpërndajmë ndër nxënësit në mënyrë rotative”, tha kryetarja e Bordit të Shkollës Shqipe “Foleja e Shqiponjave, Adriana Fishta-Bejko”.

 

Në procesin mësimor janë angazhuar mësuesja e deritanishme Zoica Dhamo dhe mësuesi i ri, Dritan Imeri, ndërsa edhe kryetarja e Bordit të shkollës, Adriana Fishta-Bejko do të angazhohet në të dy grupet. Mësimi në Shkollën Shqipe vijohet tek "North Point School for Boys" 2445 23 Ave SW dhe mbahet cdo të diele, zgjatë dy ore, duke filluar nga ora 11 e deri në ora 1.

 

 

 

Please reload

Featured Posts

Në janar zgjedhje të përgjithshme për drejtues të Shoqatës

November 10, 2019

1/8
Please reload

Recent Posts