Silva, Dafi dhe Edi festojnë me shqiptarët në Calgary

October 3, 2018

Më 24 nëntor, 2018 do të festojmë së bashku 106-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Shoqata Shqiptaro Kanadeze në Calgary këtë vit, për të ndarë gëzimin me bashkatdhetarët, ka të ftuar tre këngëtarë të njohur të trevave shqiptare - Silva Gunbardhi, Dafi dhe Edi Ermeni. Shoqërimi i këngëtarëve do të bëhet me tastierë nga dy instrumentalistë profesionistë, Elvis Tërshana dhe Mikel Gjoka. 

 

Mbrëmja festive do të organizohet në një ambiet modern dhe profesional Commonwealth Center.    

 

Këtë ngjarje të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Calgary do të na nderojë me praninë e tij, ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muca.  Gjithashtu të ftuar janë MLA të qytetit dhe kryebashkiaku Naheed Nenshi. 

 

Këtë vit, nën drejtimin e Adriana Bejkos po përgatitet dhe një program artistiko-muzikor nga fëmijët e Shkolles Shqipe në Calgary "Foleja e Shqiponjave". 

 

Ushqimi për këtë eveniment do të gatuhet nga Commonwealth Center me një meny të bollshme dhe shijshme:

 

MENU

 

STARTER

Buns & Butter

Heritage Blend Salad with Dressings

Coleslaw Salad

 

MAIN COURSE

Whole Roasted Herbed Chicken

Seasonal Vegetables

Roasted Rosemary Potatoes

Rice Pilaf

 

DESSERTS

Assorted squares, pies & mini cupcakes

 

DRINKS

OPEN CASH BAR

Tea/Coffee stations (included)

- Pop & Juice (included)

 

Pagesa për të rriturit është $85, për fëmijët 4-11 vjeç është $35 dhe fëmijët nën 3 vjeç mendohet të ndajnë pjatën me prindërit.

 

Shitjet e biletave fillon më 9 tetor tek Toscana Italian Grill dhe European Bakery ose mund t'i bleni ato online drejtpërdrejt nga faqja jonë zyrtare www.AlbCanYYC.orgVETEM pasi të keni blerë biletën, ju lutem merrni Saimir Budon në telefon (në numrin e shënuar në biletë) për të rezervuar tavolinën në sallë.  Ashtu si në festat e mëparshme, rezervimi do të bëhet "do i shërbehet të parit atij që telefonon i pari".  Shitja e biletave mbyllet më 11 nëntor për të garantuar ushqim të bollshëm. 

 

Ju mirëpresim! 

 

 

Please reload

Featured Posts

Vota e diasporës, e drejtë e padiskutueshme

June 26, 2020

1/5
Please reload

Recent Posts
Please reload

Search By Tags