1/4

Filmi shqiptar Kthimi shfaqet në Calgary

October 28, 2018

 

Në kuadër të  edicionit të sivjemë të Calgary European Film Festival, të dielën, më 11 nëntor, në Calgary, do të shfaqet filmi shqiptar Kthimi, i regjisorit Katriot Abdyli.

Bashkatdhetarët tanë filmin mund ta ndjekin te Globe Cinema, në adresën 617 - 8 Avenue SË, Calgary, AB T2P 1H1, në qendër të qytetit. Filmi fillon në mesditë, në orën 12:30 PM.

Filmi flet për një situatë dramatike që zhvillohet pasi që një I ri shqiptar kthehet në vendlindje pas shtatë vitesh mërgimi në Francë. Por, nuk kthehet vetëm. Me vete e sjellë edhe nëj francize më të cilën mëton të martohet.

 

Ngjarja zhvillohet në një fshat shqiptar në Maqedoni, ku protagonist kryesor, Iliri për shkak të çështjeve ligjore në Francë duhet të kthehet në fshatin e tij të lindjes për t’u martuar. Kjo duket si një mundësi e madhe për ta parë familjen e tij përsëri pas shtatë vjet mungese dhe për shoqëruesen e tij, Sabinen që të mësojë më shumë për rrënjët e tij. Vizita e tyre e papritur bëhet e tharë kur babai i Ilirit, një burrë tradicional i moshuar, e kupton se djali i tij është kthyer vetëm për t’u martuar me një grua të huaj dhe pastaj për t’u larguar, duke thyer “Besën” që ai i kishte bërë Bardhës, një vajze nga fshati i tyre. Filmi është një dramë që ngërthen kontardita mes kulturës perëndimore dhe asaj shqiptare që shkaktojnë situata komike.

 

Skenari i filmit është punuar nga Kastriot Abdyli së bashku me Isa Qosën ndërsa ky film është koproduksion i parë mes Maqedonisë dhe Kosovës, realizuar nga “Dardania Film” Shkup & “Shkupi Film” Prishtinë.

 

Biletat mund ti blini online tek: http://calgaryeuropeanfilmfestival.ca/

 

 

 

Please reload

Featured Posts

Në janar zgjedhje të përgjithshme për drejtues të Shoqatës

November 10, 2019

1/8
Please reload

Recent Posts
Please reload

Search By Tags
Please reload

Follow Us
  • Facebook Classic