Flamuri shqiptar do të valojë para City Hall

Për herë të parë, sivjet, në Calgary, për Festën e Flamurit, zyrtarisht do të ngritet flamuri shqiptar.
Falë angazhimit të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze, në mesditën e së mërkurës, më 28 nëntor, flamuri shqiptar do të valojë para City Hall, tek Olympic Plaza.
Me këtë rast, me leje të zyrtarëve të qytetit, ngritja solemne e flamurit do të bëhet nga zyrtarë komunalë, ndërsa ftojmë bashkëkombasit tanë që të marrin pjesë në shënimin e kësaj ngjarje të rëndësishme për komunitetin tonë këtu.
