top of page

Jam Shqiptar! - Projekt i "Foleja e Shqiponjave"


Me rastin e dites se flamurit, mesueset e shkolles Shqipe kane dhe nje detyre per femijet e "Foleja e Shqiponjave." Ky eshte mesazhi nga kryetarja e Shkolles Shqipe Dr. Adriana Bejko:

Te nderuar prinder,

Bashkengjitur me lart keni nje shembull se si mund te behet poster per temen "Jam Shqiptar".

Ne duam qe te behet nje poster per familje, por neqoftese deshironi mund te beni me shume. Posteri duhet te sillet tek Foleja e Shqiponjave te dielen e ardheshme, me daten 18 Nentor. Formati duhet te jete standard, blejeni poster tek Dollar Store, ne krye te shkruhet JAM SHQIPTAR dhe ne fund emri i femijes dhe qyteti apo fshati nga vjen prindi. Per te tjerat duhet te jemi sa me krijues qe te jete e mundur. Keto poster do te ekspozohen naten e Festes se Flamurit ku do te votohet per posterin me te mire dhe fituesi i cmimit te pare do te fitoje nje gift card per nje darke me familjen tek restoranti "Broken Plate". Falenderojme Ervin Bushin per sponsorizimin e cmimit te pare.

Ketu jane disa kerkesa per poster:

Në poster fëmijët të paraqesin në formën e një kolazhi ose me vizatime shpalljen e pavarësisë. Ky kolazh mund të perfshijë këto rubrika ose ide:

1. Pamje ose vizatime te fëmijëve që kanë të bëjnë me shpalljen e pavarësinë për shembull:

-flamurin kuq e zi

-shtëpia ku u ngrit flamuri

-Ismail Qemali

-patriotë të tjerë që luftuan për shpalljen e pavarësisë

-Lidhja e Prizrenit

-qëndisja e flamurit, etc.

2. Fakte historike rreth pavaresinë dhe figurave të shquara patriotike. (të shkruara)

3. Po ashtu mund të përfshihen ngjarje historike, figura të tjera të shquara (që nuk kanë lidhje direkte me shpalljen e pavarësisë), si dhe tradita shqiptare nga fshati apo qyteti nga vijne prinderit psh. nga periudha e rilindjes shqiptare nga treva të ndryshme, pamje turistike, kostume kombetare, foto te familjes - pamje ose shkrime

4. Poezi ose vargje per flamurin, atdheun, gjuhën dhe natyrën e bukur shqiptare.

· Për klasën e yllkave gjërat të thjeshtëzohen në vizatime.

· Fëmijet janë të lirë të zgjedhin për të paraqitur, çfarëdo ideje të dhënë më lartë.

Ju faleminderit!

Dr. Adriana Bejko & Zoica Dhamo


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page