top of page

Mbi 630 shqiptarë u mblodhën për festë


Një mbrëmje sa festive aq edhe e hareshme! E shtuna e 24 nëntorit do të mbahet mend ndër shqiptarët e Calgaryt. Ishin mbledhur mbi 630 shqiptarë për të festuar 106-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në organizim të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, një numër rekord deri më tani, kanë festuar tok bashkatdhetarë tanë. Përpos muzikës, ushqimit të bollshëm, lojërave shpërblyese, atmosfera ishte edhe më festive kur u dha një program artistik, i përgatitur nga nxënësësit e Shkollës Shqipe Foleja e Shqiponjave. Para të pranishmëve u ekspozuar punimet e nxënësve të shkollës me temë: Jam Shqiptar.

Nuk munguan as mysafirët. Kësaj radhe i pranishëm ishte ambasadorin e Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça dhe kryebashkiaku i Calgaryt, Naheed Nenshi.

Edhe sivjet u ndanë mirënjohje për individ dhe biznese që po e ndihmojnë komunitetit shqiptar në Calgary.

Gjatë kësaj mbrëmje pati mysafirë edhe nga qytete të tjera të Albertas. Ishtë një familje shtatë anëtarëshe nga Mrasori i Suharekës, që kishte ardhur nga Edmontoni.

Për muzikë u përkujdesën Silva Gunbardhi, Dafi dhe Edi Ermeni, ndërsa edhe kësaj radhe këndoi vogëlushi Eltik Cërmjani. Kishte zgjedhur këngen Thehuni të Malsorit, e që përmalloi bashkatdhetarët.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page