Valon flamuri kuqezi në Calgary

Të mërkurën, më 28 nëntor, në mesditë, në qendër të Calgaryt, ishin mbledhur mbi njëqind shqiptarë. Aty dëgjohej muzikë shqip dhe u dëgjua hymni kombëtar. Ishte pikërisht mesdita kur në mënyrë zyrtare, për herë të parë, u ngrit flamuri shqiptar.
Falë angazhimit të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze flamuri shqiptar do të valojë para City Hall, tek Olympic Plaza, për dy ditë, për nderë të Festës së Flamurit.
“Dita e sotme në Calgary vërteton se ne nuk e kemi harruar prejardhjen dhe se jemi krenarë që jemi shqiptarë, por edhe jemi mirënjohës për një vend sic është Kanadaja, e vecanarisht Calgary”, tha kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, Ilir Kuqi.