top of page

Babadimri, befasi e këndshme për nxënësit e Shkollës Shqipe


Në ditën e fundit të mësimit në Shkollën Shqipe “Foleja e Shqiponjave” nxënësit kishin një befasi të këndshme në pragë të Kërshëndellave dhe Vitit të Ri 2019. Ata, papritmas, në fund të mësimit u vizituan nga vizitori më i dëshiruar i tyre – Babadimri.

Kjo nuk befasoi vetëm nxënësit, por edhe mësueset dhe prindërit, ngase ishte e paparalajmëruar. Dhe kjo befasi ishte nga pronari i Euro Bakery and Deli, z. Shaqir Duraj, i cili u përkujdes që fëmijët e shkollës të kenë nga një dhuratë me ëmbëlësira të dyqanit të tij.

Që të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësueset shfaqen falënderim për zotin Duraj, ndërsa më pas të gjithë nxënësit së bashku me prindërit e tyre bënë fotografi me Babadimrin.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page