top of page

Hidhen hapat e para për një qendër të komunitetit shqiptar në Calgary


Të shtunën, më 19 janar, në bibliotekën qendrore të sapohapur të Calgaryt, u hodh ideja që shqiptarët të kenë një qendër të tyre - një godinë që do të ishte në funksion shumëdimensional për komunitetin tonë.

Bordi i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary kishte ftuar me këtë rast disa biznesmenë shqiptarë, ku është shfaqur nevoja që edhe komuniteti ynë të ketë një objekt, sic kanë komunitetet tjera.

Me këtë rast u shpalosen ide të ndryshme nga pjesëmarrësit, duke parashtuar njëkohësisht edhe dilema të ndryshme në rrumbullakimin e idesë.

U fol për formatin e objektit, modalitetet e ndërtimit, menaxhimit, si dhe ngritjes së fondeve. Kryetari i Shoqatës, Ilir Kuqi prezantoi para biznesmenëve dhe bashkatdhetarëve këtë ide, që u mirëprit nga të gjithë. Sipas idesë, në këtë qendër do të vendoset Shoqata, do të funksionojë Shkolla Shqipe dhe do të mbahen mbrëmjet festive.

Biznesmeni Ilia Pengu propozoi ngritjen e një grupi që do të jetë bartës i projektit inicues. Grupi përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme. Ata janë: Agron Miloti, Flamur Radoniqi, Art Agolli, Ilda Budo dhe Maringlen Aliko. Brenda një afati të shkurter kohor, ky grup do të përgatisë një raport për studimin e fizibilitetit dhe më pas do të shqyrtohet hapat e mëtejmë të kësaj nisme.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page