1/4

Hidhen hapat e para për një qendër të komunitetit shqiptar në Calgary

January 20, 2019

 

Të shtunën, më 19 janar, në bibliotekën qendrore të sapohapur të Calgaryt, u hodh ideja që shqiptarët të kenë një qendër të tyre - një godinë që do të ishte në funksion shumëdimensional për komunitetin tonë.

 

Bordi i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary kishte ftuar me këtë rast disa biznesmenë shqiptarë, ku është shfaqur nevoja që edhe komuniteti ynë të ketë një objekt, sic kanë komunitetet tjera.

 

Me këtë rast u shpalosen ide të ndryshme nga pjesëmarrësit, duke parashtuar njëkohësisht edhe dilema të ndryshme në rrumbullakimin e idesë.

 

U fol për formatin e objektit, modalitetet e ndërtimit, menaxhimit, si dhe ngritjes së fondeve. Kryetari i Shoqatës, Ilir Kuqi prezantoi para biznesmenëve dhe bashkatdhetarëve këtë ide, që u mirëprit nga të gjithë. Sipas idesë, në këtë qendër do të vendoset Shoqata, do të funksionojë Shkolla Shqipe dhe do të mbahen mbrëmjet festive.

 

Biznesmeni Ilia Pengu propozoi ngritjen e një grupi që do të jetë bartës i projektit inicues. Grupi përbëhet nga profesionistë të fushave të ndryshme. Ata janë: Agron Miloti, Flamur Radoniqi, Art Agolli, Ilda Budo dhe Maringlen Aliko.  Brenda një afati të shkurter kohor, ky grup do të përgatisë një raport për studimin e fizibilitetit dhe më pas do të shqyrtohet hapat e mëtejmë të kësaj nisme.

 

 

 

Please reload

Featured Posts

Në janar zgjedhje të përgjithshme për drejtues të Shoqatës

November 10, 2019

1/8
Please reload

Recent Posts
Please reload

Search By Tags
Please reload

Follow Us
  • Facebook Classic