top of page

2018 - vit i suksesshëm i Shoqatës


Një vit me aktivitete të shumta dhe senzibilizuese për shqiptarët në Calgary. Dhe kjo falë angazhimit të Bordit të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, e cila të dielën e 20 janarit, në Mbledhjen e Përgjithshme vjetore, para anëtarësisë shfaqi punën për vitin që lamë pas.

Me një shumë të konsiderueshme financiare, e gjeneruar nga evenimente të ndryshme, me një shkollë të avancuar tashmë të mësimit të gjuhës shqipe, me shpalosje të aktivitetete për këtë vit, Shoqata synon edhe këtë vit të shkojë spektrin e veprimit.

Kryetari i Shoqatës, Ilir Kuqi bëri një analizë të punës të njëvjetorit të parë, që kur Shoqata është me Bord të ri. Sipas tij, plotësisht janë përmbushur qëllimet që i kishte vënë Bordi para vetes.

“Ishte nje vit tejet i suksesshëm për ne. Ne organizuam festën e Pavarësinë së Kosovës, më pas Festën e Grave. Në maj organizuam me sukses kampionatin e parë të futbollit "Kupa e Shqiptarit", ndërsa në qershor, në përmbyllje të vitit shkollor për nxënësit që vijuan Shkollën Shqipe, patëm piknun në North Glenmore Park. Në shtator organizuam një kampionat golfi për të dhënë donacion për Shoqatën, pastaj në shtator vijoi mësimi në Shkollën Shqipe me plan-program të ri, organizuam festën e Pavarësisë së Shqipërisë në nëntor, ndërsa për herë të parë këtë vit valoi flamuri shqiptar para City Hall dhe për këtë ndjehem krenar”, tha Kuqi.

U prezantua edhe buxheti i Shoqatës. Në vitin e kaluar janë arritur të akumulohen mjete të konsiderueshme që janë nismë e mirë për mbarëvajtjen e Shoqatës dhe ngritjen e Shkollës Shqipe “Foleja e Shqiponjave”.

Në vijim janë angazhimet për festimin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa më 17 shkurt, për herë të parë, do të ngrihet flamuri i Kosovës para Calgary City Hall.

Në këtë mbledhje u shtua numri i anëtarëve të rinj dhe u plotësuan vendet e zbrazëta në Bord. Antaret e ri te bordit janë: Robert Arapi, Emilian Gjergji dhe Marigona Duraj.

Po ashtu, u falënderuan bizneset shqiptare që kanë dhënë donacion për Shoqatën – Royal Roofing, Drini Construction, Eltik Painting, Jakova Grill, Alba Renovations dhe donatorët e përhershëm – European Bakery dhe Toscana Italian Grill, si dhe partneri i përhershëm Best Buy.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page