top of page

Shqiparët e Calgaryt festuan të bashkuar Pavarësinë e Kosovës


Ishte një mot i acartë me -24C, por kjo nuk i ndaloi shqiptarët të festojnë Pavarësinë e Kosovës.

Sinan Vllasaliu, edhe pse i pikëlluar nga vdekja e mikut të tij, Fevzi Krasniqi – tekstshkruarësit të tij, moderatorit dhe gazetarit të mirënjohur, këndoi për shqiptarët në Calgary për pesë orë rresht. Edhe pse i lodhur nga fluturimet dhe paraqitjet për tre ditë me radhë, dëshmoi se është profesionist i vërtetë dhe këngëtar me performancë të jashtëzakonshme.

Të premten e 15 shkurtit, kur u kremtua 11-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, ai mbajti në këmbë bashkatdhetarët tanë, të cilët nuk ndaleshin duke vallëzuar me këngët e tij nga të gjitha trevat shqiptare.

Në hapjen e mbrëmjes shkëlqeu 11-vjecari Eltik Cermjani, i cili këndoi himnin e Kanadasë. Në Calgary kishin ardhur shumë shqiptarë nga Alberta, por pati edhe nga British Columbia dhe Saskatchewani. I riu Valdrin Jashari kishte ardhur vetë i pesti nga Leathbridge, Albert Musliu nga Medicine Hut, ishin dy familje nga Edmontoni dhe një familje nga Regina e një nga Kelowna. Edhe pse kushtet e motit ishin të vështira, ata kishin vendosur të vijnë në Calgary e të festojnë së bashku.

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, z. Ilir Kuqi tha se "është kënaqësi të bashkosh komunitetin në Calgary për evenimente të tilla, por jemi falenderues edhe për ata familje që vijnë jashtë Calgaryt dhe na i bashkëngjiten qëllimit tone për të ngritur fonde që të ndërtojmë zonën tone komunitare".

"Jam gjithashtu mirënjohës për anëtarët Bordin e Shoqatës të cilët janë gjithmonë të gatshëm për të dhënë ide dhe duke dhënë kohën e tyre të pafudme për të krijuar evenimente të tilla. Ata janë arsyeja e suksesit dhe një grup i dedukuar njerëzish", tha Kuqi.

Ai ftoi shqiptarët që të jenë të pranishëm të dielën në mesditë, më 17 shkurt, kur do të valojë për herë të parë flamuri i Kosovës para City Hall.

"Duke e ditur që do jetë një kohë e keqe, ju bëjm thirrje të bashkohemi për këtë traditë të re", tha Kuqi.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page