top of page

ACAC i bashkëngjitet qëllimit të Inn from the Cold - Bëhu Vullnetar!


Shoqata Shqiptaro Kanadeze në Calgary (ACAC) përpiqet me përkushtim për një përfshirje të nderuar të komunitetit shqiptar në shoqërinë kanadeze, rritjen e vlerave dhe emrit të shqiptarëve në Kanada, përfaqësimit sa më të plotë të tyre në struktura të ndryshme shtetërore e shoqërore, si të barabartë mes gjithë kombeve të tjera në përbërje të shoqërisë shumë-kulturore kanadeze.

Për këtë arsye Bordi i Shoqatës njofton se ka vendosur përkrahjen e shoqatës jofitimprurëse “Inn from the Cold”, e cila jep strehim familjeve që nuk kanë mundësi financiare për të ushqyer apo strehuar fëmijët e tyre. Menduam të ndihmojmë këtë shoqatë, ngase është shumë domethënese të vish si një emigrant ne Calgary dhe të arrish në atë pikë ku ke mundësi të kontribuosh në mënyrë vullnetare dhe ndash kohën për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

Vullnetarizmi është një ideal shumë i rëndësishëm për Kanadanë dhe ne si komunitet kemi mundësi të kontribuojmë jo vetëm tek komuniteti ynë, por edhe në jeten sociale të Calgaryt.

Si shoqatë kemi zgjedhur të hënën, më 20 maj dhe të dielën, më 26 maj (17:00-20:00).

Nëse keni jeni të interesuar për një nga këto data, ju lutem klikoni më poshtë dhe regjistrohuni. Vetëm 6 veta për datë mund të ndihmojnë.

Shërbimet që do të ofrojmë janë dhënie ushqimi gjatë darkës. Nëse ka më shumë vullnetarë, atëherë do të regjistrojmë edhe më shumë data.

Për t'u regjistruar klikoni tek linku me datën që ju përshtatet:

Ju mirëpresim!

Bordi i Shoqates


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page