top of page

Festa e Gruas, me këngë e valle të DJ Xheni


Mbi 250 gra nga të gjitha trevat shqiptare, me këngë e valle, të dielën e 10 marsit në Calgary, festuan ditën ndërkombëtare të tyre – 8 Marsin. Edhe kësaj radhe ato ishin mbledhur tek Polish Canadian Center, ndërsa organizimi ishte nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, respektivisht nga tre anëtaret e Bordit të Shoqatës, Ilda Budo, Bukurie Mino dhe Marigona Duraj.

Pjesëmarrëset mbeten të kënaqura me festën, ndërsa pritjet janë që në festat e ardhshme numri i tyre te jete edhe me i madh. Risi e këtij evenimenti ishte muzika. Kësaj radhe grate e komunitetit patën mundësinë të argëtohen me muzikën e përgatitur nga DJ Xheni, i cili performoi nga Tirana, të cilin e falënderojmë për kompilacionet atraktive muzikore, ku përfshiheshin zhanre të ndryshme e që ishin të pëlqyera nga pjesëmarrëset.

Falënderojmë sponsorët tanë kryesorë që na ndihmojnë vazhdimisht: Toscana Italian Grill dhe European Bakery, por edhe Lube Town (Multimedia Center per femijte), studio Stoli ($150 gift card), si dhe një grua që donoi mjete, e që dëshiron të mbetet anonime.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page