top of page

“Foleja e Shqiponjave” dhe mesuesja e saj e pasionuar


Shoqata Shqiptaro-Kanadeze ne Calgary punon ne menyre te palodhur per te mbajtur te gjalle identitetin shqiptar ne Kanada. Nje nga sukseset me te dukshme ne kete aspekt eshte hapja e Shkolles Shqipe para 3 vitesh. Mesuesja e pasionuar e “Folese se Shqiponjave”, Zoica Dhamo, me deshiren e flaket per t’i mesuar femijeve gjuhen e te pareve, eshte nje nga nismetaret e kesaj shkolle. Mesuese Zoica, sic e njohin te gjithe, ka tre vjet qe mendon dhe kontribuon ne ndertimin e kesaj shkolle si nje institución edukues dinjitoz dhe me nje nivel te larte pedagogjik. Ajo eshte nje nga pionieret e kesaj shkolle dhe ne kete interviste z. Dhamo flet per rrugetimet e saj dhe te "Folese se Shqiponjave" ne Calgary.

Ju jeni diplomuar si mesuese në Universitetin e Gjirokastres dhe keni studiuar ne Universitetin e Guelphit duke fituar licencen shqiptare dhe canadeze ne fushen e mesuesise. Si ka influencuar kjo pergatitje ne fushen pedagogjike ne formimin tuaj si mesuese?

Ne rradhe te pare ju falenderoj per intervisten. Po, sic e permendet dhe ju, une kam mbaruar Universitetin e Gjirokastres, ne Degen e Mesuesise per klasat 1-4 fillore. Kam punuar si mesuese dhe drejtuese per 13 vjet ne Shqiperi. Ne 2003 emigrova ketu ne Kanada. Menjehere fillova pune si mesuese e Shkolles Shqipe ne Waterloo te Ontarios. Ne te njejten kohe fillova dhe studimet ne Universitetin e Guelphit. Pasi mbarova studimet mora certifikaten si mesuese kanadeze.

Mendoj se pajisja me njohurite pedagogjike dhe etikat mesimore te te dyja vendeve jo vetem qe me kane bere me te lehte pershtatjen nga nje sistem arsimor ne tjetrin, por me kane dhene dhe avantazhin qe te perdor anet me te mira ne aspektin pedagogjik te te dyja sistemeve. Te gjitha keto, se bashku me 29 vjet mesimdhenie mendoj se me kane dhene mjetet e duhura per te qene nje mesuese mese e kompletuar.

Përvec pervojes suaj si drejtuese shkolle ne Fier, ju jeni marrë edhe me aktivitete të komunitetit shqiptar në Calgary, ne menyre te vecante ne fushen e mesimdhenjes ne shkollen shqipe. Ju jeni nga mesueset pioniere te kesaj shkolle. Si e shikoni rendesine e shkolles si aspekt jetesor per komunitetin ne mergim? Cila eshte historia e kesaj shkolle dhe cfare suksesesh ka arritur ajo shkolle qe sot e quajme "Foleja e Shqiponjave"?

Te gjithe e dime qe gjuha eshte ajo qe e dallon dhe e mban gjalle nje komb apo nje komunitet. Pra, per te mbajtur gjalle gjuhen e traditat tona si shqiptare ketu ne Kanada, eshte jetike hapja e Shkolles Shqipe. Shkolla Shqipe i hapi dyert e saj per here te pare ne shkurt te 2016. U krijuan dy klasa, nje per femijet e moshes se shkolles fillore dhe nje at ato skolles nentevjecare. Si cdo fillim qe ka veshtiresite e veta, dhe ne si shkolle n’a duhej kohe qe te stabilizoheshim ne nje local shkollor fiks dhe te konsolidoheshim. Menjehere me hapjen e shkolles, filloi procesi i njohjes se shkolles nga provinca e Albertes. Gjithashtu filloi ndjekja e rregullt e te gjitha seminareve per mesuesit te mbajtura nga organizata e gjuheve internacionale te Albertes.

Edhe pse e re si shkolle, arritjet kane qene jo te vogla. U krijua nje tradite e bukur nga shkolla, qe ishte dhe vazhdon te jete organizimi i montazheve artistiko-letrare per festat e pavaresise se Shqiperise, se Kosoves, pa harruar ketu dhe festen e 7-8 Marsit apo piknikun me rastin 1 Qershorit - Festes se Femijeve.

Gjithashtu, per sa i perket mesimit ne klase nuk ishte thjesht mesimi i gjuhes shqipe, por dhe njohja e historise, gjeografise, kultures dhe traditave mbareshqiptare. Nxenesit me shume pasion krijuan projekte te ndryshme si psh: Jam Shqiptar, Figura te shquara shqiptare – (Nene Tereza, Skenderbeu, Ismail Qemali, Adem Jashari), Veshjet popullore, Arti dhe kultura, Sportisti ne vite, etj.

Zonja Dhamo, ju jeni një intelektuale që keni pervoje te pasur si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kanada. Si i shihni arritjet e "Folese se Shqiponjave" ne kete vit shkollor? Cilat jane risite qe keni futur ne programet mesimore dhe mesimdhenje keto kohet e fundit?

Dhe sukseset vazhdojne. Jam e lumtur t’ju them qe kete vit shkolla jone vjen me nje emer te ri, komplet e ristrukturuar dhe e riorganizuar ne baza shkencore. Per here te pare krijohet bordi i shkolles. Fale punes se palodhur te bordit “Foleja e Shqiponjave" tani ka nje program mesimor bashkohor, librin e mesuesit, librin e prindit dhe pa harruar gazeten mujore te prindit. Une, si antare e bordit, kam dhene nje kontribut te konsiderueshem ne hartimin e kurrikules dhe programit mesimor. Nje tjeter kontribut eshte dhe perfshirja e teknologjise ne mesimdhenie. Nxenesit tane kohet e fundit bene nje projekt te titulluar Jam Shqiptar, ku cdo njeri prej tyre do krijonte nje poster per qytetin ose krahinen nga vinin prinderit e tyre. Posterat e krijuar u paraqiten per konkonkurim ne mbremjen e Festes se Flamurit. Ishte shume emocionuese te shihje punen e mrekullueshme te nxenesve. Nuk kishte krenari me te madhe per nxenesit, mesuesit dhe per prinderit te shihnin te shpalosura qytetet e bukura shqiptare. Dhe mua me lindi ideja qe ky projekt te realizohej ne menyre virtuale. Kjo do te ishte dicka e vecante dhe teper argetuese per femijet. Me ndihmen dhe bashkepunimin e nje kompanie elektronike u be realizimi i kesaj ideje. Faktikisht, javen e ardheshme do kemi mundesine ta shohim kete realizim. Nxenesit mezi po presin.

Ne vazhdim, per ta bere mesimin sa me terheqes, qe nxenesit te vine me deshire ne shkolle kam perfshire ne programin mesimor tema qe ata pelqejne, qe tregojne interes dhe situata qe i kane perjetuar dhe vete.

Suksesi i shkolles "Foleja e Shqiponjave" nuk mund te kuptohet pa frymen e larte te bashkepunimit, respektit reciprok dhe profesionalizmit qe ekziston midis meje dhe koleges sime te nderuar Dr. Adriana Bejko. Ne ndajme bashke cdo gje, sukseset, veshtiresite, idete dhe deshiren e mire per te ndihmuar.

Sipas jush, cili është kontributi i shkolles shqipe ne forcimin e lidhjeve te prinderve si komunitet?

Shkolla jone eshte si nje familje e madhe qe gjithmone i ka dyert e hapura per te gjithe. Prinderit jane pjese e pandare e kesaj familje. Ata marrin pjese aktive ne cdo veprimtari te shkolles qofshin keto shkollore apo jashteshkollore dhe jane pjese e cdo vendimi qe merret ne shkolle. Ky bashkepumin ka dhene frutet e tij si ne mbarevajtjen e femijeve ne shkolle ashtu dhe ne lidhjen e prinderve me njeri-tjetrin si komunitet. Eshte krijuar nje tradite shume e bukur ku prinderit sjellin femijet ne shkolle dhe pastaj se bashku shkojne e pine nga nje kafe dhe flasin per jeten dhe hallet e tyre. Kjo gje i ka sjelle ata me afer me njeri-tjetrin. Jane krijuar lidhje te reja dhe jane forcuar te vjetrat. Shihet nje fryme bashkepunimi dhe ndihme midis tyre. Dhe merite te vecante per kete, mendoj une, ka Shkolla Shqipe.

Cili është mesazhi juaj per prinderit e diaspores lidhur me pjesemarrjen e femijeve ne shkollat shqipe?

Qe te ruajme identitetin tone si shqiptar ne duhet te ruajme gjuhen tone shqipe. Dhe e vetmja menyre qe mund te ruhet nje gjuhe eshte qe tu mesohet brezave te ardhshem. Gjuha mund te mesohet ne ambjentet familjare, por rruga me e mire dhe me frytdhenese eshte pjesmarrja e femijeve ne shkollat shqipe. Shkolla eshte vendi ku gjuha mesohet e paster dhe e sakte, pa dialekte e zhargone.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page