top of page

Shqiptarët me bujari ndihmojnë Inn from the Cold


Shoqata Shqiptaro Kanadeze në Calgary (ACAC), të hënën e 20 majit, dhuroi 777 dollarë për shoqatën strehimore In from the Cold, që janë pjesë e mjeteve të grumbulluara nga turniri i pokerit që u mbajt ditë më parë.

Drejtuesit e Inn from the Cold shprehën kënaqësinë që shoqata jonë ndau këto mjete dhe për të parën herë vullnetarë të Shoqatës ndihmuan në shujtjen e darkës.

Hanna B. është mbikëqyrëse në këtë shoqatë jofitimprurëse. Ajo shprehu falënderim të madh për shoqatën tonë, mjetet e dhuruara, si dhe punën që bënë vullnetarët. Sipas saj, në këtë strehimore, për momentin janë shtrehuar 20 familje, që kanë trajtim të mirë, duke siguruar ushqim, veshëmbathje dhe bujtje.

Ilir Kuqi, kryetar i Shoqatës, që njëherësh edhe ishte vullnetar, tha se do të vazhdojë edhe në të ardhmen ndihma për Inn from the Cold dhe se një gjë e tillë pritet të praktikohet sa më shpeshë, me qëllim që komuniteti ynë të japë kontribut për njerëzit në nevojë në Calgary.

Rebeca J. është më shumë se një muaj në këtë strehimore së bashku me djalin e saj njëvjecar. Ajo është nga Florida e SHBA-ve dhe është këtu në pritje të divorcit nga një kalgarian. Pasi që nuk kishte mjete të paguajë strehim ajo i është drejtuar Inn from the Cold dhe thotë se është shumë e kënaqur me trajtimin nga punonjësit e kësaj strehimore.

Bordi i Shoqatës kishte vendosur të përkrah Inn from the Cold, ngase është shumë domethënese të vish si një emigrant ne Calgary dhe të arrish në atë pikë ku ke mundësi të kontribuosh në mënyrë vullnetare dhe ndash kohën për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Vullnetarizmi është një ideal shumë i rëndësishëm për Kanadanë dhe ne si komunitet kemi mundësi të kontribuojmë jo vetëm tek komuniteti ynë, por edhe në jeten shoqërore të Calgaryt.

Të dielën e ardhshme, më 26 maj (17:00-20:00) sërish vullnetarë nga Shoqata jonë do të jenë të pranishëm në këtë strehimore.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page