top of page

Kupa e Shqiptarit dhe pikniku i Shkollës Shqipe më 16 qershor


Nё organizim tё Shoqatёs Shqiptaro-Kanadeze nё Calgary, tё dielёn, mё 16 qeshor, do tё mbahet turniri i dytё nё futboll – Kupa e Shqiptarit, do të mbahet pikniku i nxënësve të Shkollës Shqipe Foleja e Shqiponjave dhe njëkohësisht do të festohet 20-vjetori i clirimit të Kosovës.

Këto aktivitete do të mbahen në Cedarbrae Community Centre 11024 Oakfield Dr SW, Calgary, AB T2W 5G6, nga ora 11:00 deri ne 17:00, ndёrsa ftojmё shqiptarёt qё tё vijnё nё kёtё turnir qё pёrpos ndeshjeve tё kalojmё sё bashku njё ditё relaksuese.

Ftojmё individ dhe skuadra tё interesuara qё tё paraqiten deri mё 13 qershor (të enjten në orën në Quarry Park Library SE, në orën 7:45 do të bëhet tёrheqja e shortit). Të interesuarit të kontaktojnë Saimir Budo 403 863 9040 dhe Debatik Cërmjani 403 918 5552.

Formati do tё jetё 6 lojёtarё nё fushё dhe 3 rezervё. Skuadrat, para tёrheqjes sё shortit, duhet tё bёjnё listёn e lojёtarёve dhe, sipas rregullave, njё lojёtar mund tё luajё vetёm pёr njё skuadёr. Drejtёsia e ndershjeve do tё ndahet nga arbitra tё CUSA. Pagesa ёshtё 270 dollarё pёr skuadёr.

Edhe sivjet turniri do tё jetё i pёrcjellё me muzikё shqiptare dhe BBQ tё pёrgatitur nga Jakova Grill.

Të gjitha fondet e ngritura në këtë aktivitet do të shkojnë për nxënësit e Shkollës Shqipe, ndërsa prindërit kanë rastin të regjistrojnë femijet e tyre për vitin shkollor Shtator 2019-Qershor 2020. Në rast se regjistrimi bëhët në këtë ditë, prindi nuk do të paguajë taksën për materialet për vitin e ardhshëm shkollor.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page