top of page

Nё pёrvjetorin e njёzetё tё ardhjes sё familjeve kosovare nё Kanada - “Gёzohem pёr Ty”


Mё 11 maj tё kёtij viti u mbushёn plot 20 vjet nga dita qё Kanadaja priti me krahё tё hapur 7000 vёllezёr dhe motra kosovare, tё cilёt kishin humbur ҫdo gjё gjatё 10 viteve tё genocidit etnik tё serbёve nё Kosovёn e begatёshme dhe patriote. Operacioni “Parasol” mori nёn mbrojtje familjet qё kishin pёrjetuar dhunё fizike dhe morale tё paparё. Disa nga ato familje qё arritёn nё Nova Scotia nё atё maj tё vitit 1999, kanё ndёrtuar njё jetё tё re dhe tё suksesshme nё Calgary, Alberta dhe sot ne flasim pёr dy nga kёto familje nё rubrikёn “Gёzohemi pёr Ty”.

Si njё nga pjesёtaret e ekipit pritёs tё kosovarёve nё Californai mё 1999 (atёherё nuk kisha emigruar nё Kanada ende), mё janё skalitur nё mёndje dhe nё zemёr ata sy tё nёnave kosovare tё skuqur nga lotёt dhe tmerri qё kishin pёrjetuar, por edhe njё krenari se do tё ndryshonin tё ardhmen e familjeve tё tyre nё kёtё vend tё ri. Ndaj nuk mund tё rri pa ndarё gёzimin pёr arritjet e mikeshave tё mia tё mira kosovare kёtu nё Calgary, duke filluar kёsisoj njё rubrikё tё re nё zemrat tona me temёn - “Gёzohem pёr Ty”, ku do tё fokusohemi nё arritjet mё tё mira tё bashkёatdhetarёve tanё nё diasporё.

Kёto kohёt e fundit kam patur fatin tё njoh disa nga ato vajza tё vogla, sot mama tё suksesshme, qё arritёn nё Kanada gjatё luftёs sё Kosovёs nё Majin e vitit 1999. Ḗshtё kёnaqёsi qё sot ato kanё arritur suksese dhe janё intergruar shumё mirё nё Kanada, por kanё ruajtur tё shenjtё prejardhjen e tyre shqiptare dhe po edukojnё fёmijёt e tyre me tё njёjtёn dashuri dhe krenari pёr emrin shqiptar.

Nё kёtё shkrim do tё ndaj historitё e dy nёnave tё nderuara tё fёmijёve tё Shkollёs Shqipe “Foleja e Shqiponjave” nё Calgary, Valbona (Sopa) Ugzmaili dhe Elidona Beqa-Cermjani. Do tё ishte kёnaqёsi qё nё tё ardhmen tё shkruanim pёr suksese dhe gёzime tё familjeve tё tjera tё “Folesё sё Shqiponjave” dhe tё diasporёs nё pёrgjithёsi.

Pas vendimit tё Millosheviqit pёr tё heqё autonominё e Kosovёs nё vitin 1989, forcat serbe ushtruan njё dhunё tё paparё mbi popullin heroik tё Kosovёs trime e kreshnike. Nё mёnyrё tё veҫantё nё vitet 1990-1999, shtypja ndaj kosovarёve u kthye nё dhunё shtetёrore: nё shtatorin e vitit 1991mёsuesit dhe pedagogёt shqiptarё nuk u lejuan tё hynin nё shkolla dhe Universitetin e Prishtinёs, duke i detyruar studentёt tё mёsonin nё shtёpitё e tyre. Forcat serbe shkaktuan njё gjenocid dhe spastrim etnik tё pamёshirshem pёr herё tё parё nё Europёn e pas Luftёs sё Dytё Botёrore, i cili arriti kulmin me spastrimin etnik tё shqiptarёve gjatё periudhёs 1998-1999. Si rezultat i luftёs, nё vitin 1999 qindra mijё kosovarё kёrkuan strehё nё Shqipёri, Maqedoni dhe Mal tё Zi. Sipas Organizatёs Botёrore pёr Shёndetin, pothuajse 80% e kosovarёve u detyruan tё linin shtёpitё dhe tokёn e tё parёve, 12,000 njerёz, duke pёrfshirё pleq, gra dhe fёmijё u maskruan dhe rreth 20,000 gra u dhunuan nga ushtarёt serbё. Sipas Roger Winter, drejtor pёr refugjatёt nё Shtetet e Bashkuara, (2000), 1.4 milion kosovarё u detyruan tё shpёrngulen nga tokat e tyre dhe 442,000 shkuan nё Shqipёri, 250,000 nё Maqedoni dhe 67,000 nё Mal tё Zi. Serbёt krijuan njё katastrofё njerёzore tё paparё pasojat e sё cilёs janё evidente edhe sot.

Takimi i ish-presidentes sё Kosovёs, Atifete Jahjaga me gratё nё Calgary, gjatё udhёtimit tё saj nё Kanada vitin e kaluar pёr tё pёrfaqёsuar zёrin e 20,000 grave tё dhunuara nga ushtarёt serbё gjatё luftёs sё Kosovёs.

Megjithёse nё anёn tjetёr tё globit, Kanadaja dёrgoi forcat ajrore pёr tё sjellё nё Kanada 5,051 kosovarё nga kampet e refugjatёve me 22 avjonё tё nisur posaҫёrisht pёr tё sjellё kosovarёt e drobitur nga lufta dhe pasojat e saj, nepёrmjet operacionit “Parasol”, nё maj 1999. Mё vonё u sollёn edhe 2,266 tё tjerё me anёn e njё procesi tё pёrshpejtuar tё emigracionit nё Kanada. Njё ndёr ato familje qё erdhёn tё parat nё Kanada nё majin e 1999, ёshtё familja e nderuar Beqa.

Shkrim i Calgary Herald pёr familjen Beqa, 30 shtator 1999

Familja Beqa 1 shtator 2018

Ja si shkruan gazeta “Calgary Herald” mё 30 shtator 1999 pёr kёtё familje, e cila sapo kishte arritur nё Calgary. “Me ndihmёn e sponsorёve tё St. David Church, familja Beqa ёshtё duke ndёrtuar njё jetё tё re nё Kanada.

Lirija (majtas nё fotografi 1999) dhe Afrim Beqa ndajnё njё moment rreth tavolinёs sё tyre tё bukёs, ndёrsa vajzat e tyre binjake Elidona dhe Ermira dhe djali Elmir dёgjojnё bisedёn e prindёrve tё tyre.

”Familja Beqa ёshtё njё nga qindra familjet kosovare qё filluan njё jetё tё re nga e para nё Kanada dhe familja e parё qё arriti nё Calgary. Kjo ndodhi falё ndihmёs tё pakursyer tё fisnikes dhe punёtores sociale tё palodhur dhe mёsueses sё talentuar, Flora Dukagjini, e cila ndihmoi dhe pёrkrahu pa masё jo vetёm familjen Beqa, por tё gjithe Kosovarёt qё erdhёn nё Calgary. Pёr kёtё kontribut sa human aq dhe patriotik, komuniteti shqiptar nё Calgary e ka nderuar zonjёn Dukagjini me titull nderi. Fillimet nuk ishin tё lehta, tregon Lirija, njё grua trimerёshё, qё i vuri gjoksin vёshtirёsive tё jetёs nё kurbet, duke i parё ato si mundёsi dhe jo si pengesa. Pas njё karriere tё sukseshme nё shёrbimin shёndetsor nё Gjakovё, ajo iu fut me zell mёsimit tё gjuhёs angleze dhe konvertimit tё kredencialeve tё saj. Sot ajo ёshtё njё punonjёse e shkёlqyer nё Qёndrёn e Luftёs kundёr sёmundjes sё kancerit nё “Tom Baker Cancer Centre”. Lirija flet me shumё fisnikёri pёr arritjet e saj nё Gjakove, ku ndihmonte nёnat tё sillnin fёmijё tё shёndetshёm nё jetё.

Afrim Beqa, njё baba i devotshёm dhe patriot ёshtё integruar nё jetёn kanadeze gjithashtu, por mbetet gjakovar deri nё kockё. Ai ka punuar pёr vite tё tёra si shofer nё kompaninё Loomis dhe sot ndihmon tё birin, Elmirin, nё kompanine e tij. Elidona dhe Ermira qё ishin vetёm 13 vjeҫe kur erdhёn nё Kanada, pasi mbaruan me sukses gjimnazin, sot janё nёna tё devotёshme tё shtatё fёmijёve tё mrekullueshёm. Edhe pse fёmijёt kanё lindur ne Kanada, kёto nёna i mёkojnё fёmijёt e tyre me ndjenjёn e krenarisё qё janё shqiptarё.

Pёr dy vajzat 13 vjecare nuk ishte e lehtё ardhja nё Kanada. Nё intervistёn time me Elidonёn, ndjeheshin qarte dhimbjet me tё cilat ajo dhe familja e saj i kthyen shpinёn shtёpisё sё fёmijёrisё qё po digjej, vёshtirёsitё e largimit nga Gjakova dhe ardhja e vendosja nё kampet e refugjatёve nё Shqipёri. Gjatё gjithё bisedёs tonё, lotё mallёngjimi rridhnin nё faqet e kёsaj vajze sa fisnike aq edhe trimёreshё qё jeta dhe serbi nuk i dhanё rastin tё shijonte fёmijёrinё e qetё nё Gjakoven e saj tё dashur. Siҫ tregon Elidona, jeta nuk ishte e lehtё as nё Kanada. Pas arritjes nё Calgary, dy motrat filluan mёsimin nё “Vincent Massey Junior High School”. Dita e parё ishte njё traumё e vёrtetё pasi ato nuk dinin anglisht dhe nuk kuptonin se ҫfarё bёhej nё klasё. Por ato i pёrballuan tё gjitha kёto vёshtirёsi me dinjitet dhe guxim; jo vetёm pёrvetёsuan gjuhёn angleze por vazhduan shkollat edhe mё tej dhe sot po rritin fёmijё tё mrekullueshёm Arenёn, Eltikun, Arsёn, Tironin, Arritёn, Artin dhe Ernikun e vogёl.

Elidona dhe Ermira sot

Dhe ja kёto nёna patriote edukojnё fёmijёt e tyre me dashurinё pёr kulturёn dhe traditat shqiptare

Kostumet e bukura kombёtare shqiptare e ndihmojnё Arsёn e vogёl tё dashurojё vendin e saj, Gjakovёn, pavarёsisht se ajo ka lindur nё Calgary. Arsa ёshtё njё nga nxёnёset e shkelqyera tё Shkollёs Shqipe “Foleja e Shqiponjave”. Ajo dhe Eltiku qe kendon me pasion himnin kombёtar kanё trashёguar fisnikёrinё dhe mirёsinё qё i ka mёkuar mami tyre e mrekullueshme, Elidona, e cila edhe pse erdhi vetёm 13 vjeҫe nё Kanada mbetet modeli i vajzёs sё virtytshme gjakovare.

Ju pafshim gjithmonё tё gёzuar Familja Beqa!

Ja ku ndajmё gёzimin tonё dhe urimet tona mё tё mira pёr njё familje tjetёr qё ndanё historinё e tyre me ne – familja e nderuar e Shukri dhe Fahrije Sopa nga Kaҫaniku i Vjetёr.Natyrisht, qё edhe kjo familje nuk kishte dёshirё tё linte vendin e lindjes, por ishte brutaliteti serb qё i detyroi tё merrnin rrugёn e kurbetit dhe jeta i solli mё 9 maj 1999 nё kampin e refugjatёve Aldershot nё Nova Scotia, nё qytetin Kentville dhe mё vonё nё Calgary. Tё lodhur dhe me kokёn mbrapa, ku linin njё botё qё e njihnin pёr tё ardhur nё njё botё tё panjohur, prindёrit dhe 4 fёmijёt - Valbona 17 vjҫe, Vjollca 15 vjeҫe, Ilir 13 vjeҫ dhe Adnani vetem 11vjeҫ arritёn nё Calgaryn e largёt me shpresёn pёr njё jetё mё tё mirё, por me dhimbjen nё zemёr qё kishin lёnё vendlindjen e dashur.

Familja Sopa, vizita e parё nё Heritage Park, 1999

Biseda me motrёn e madhe, Valbona (Sopa) Ugzmailin, zbulon karakterin e fortё tё kёsaj familje dhe ndjenjat e tyre patriotike. Valbona me modesti thekson se ka edhe shumё familje tё tjera kosovare qё erdhёn nё Calgary siҫ erdhi familja Sopa. Valbona qё nuk fliste anglisht nё atё kohё, me vullnet tё hekurt jo vetёm mёsoi gjuhёn Angleze, por arriti tё mbarojё me sukses shkollёn e mesme “James Fowler” dhe tё fitojё diplomёn e gjimnazit njёsoj si nxёnёsit e lindur nё Kanada, “njё ёndёr qё u realizua pёr tё”, siҫ thotё Valbona. Por objektivi i kёsaj vajze tё menҫur nuk ishte ky, ajo kёrkonte tё studjonte mё tej. Kёshtu ajo vazhdoi disa kurse qё e ndihmuan tё punёsohej fillimisht dhe mё vonё pёrsёri iu kthye studimeve duke u certifikuar si Supply Chain Manager nё Mount Royal University. Sot ajo ёshtё njё Procurement Specialist, e cila bёn zgjedhjen dhe blerjen e materialeve pёr projekte tё ndryshme. Motra mё e vogёl, Vjollca, ёshtё nё pёrfundim tё studimeve tё gradёs Bachelor nё Human Services; Adnani, qё ishte vetёm 13 vjeҫ kur erdhi nё Kanada, ka pёrfunduar studimet pёr Kriminologji nё Mount Royal University dhe Iliri ka krijuar biznesin e tij nё fushёn e ndёrtimit.

Vajza 17 vjeҫare nga Kaҫaniku i trimave, qё nuk fliste anglisht nё vitin1999, sot ёshtё njё mama dhe bashkёshorte shembullore. Ajo dhe bashkёshorti i saj, anёtari i Bordit tё Shoqates Shqiptaro-Kanadeze nё Calgary, Gёzim Ugzmaili, kanё ndёrtuar njё familje tё mrekullueshme dhe edukojnё dy fёmijё sa tё sjellshёm aq edhe patriot qё kanё Shqiperinё nё zemёr, Drinorin dhe Blerdin, tё dy nxёnёs tё zellshёm tek shkolla “Foleja e Shqiponjave”.

Fёmijёt e familjes Sopa - Valbona, Vjollca, Adnani dhe Iliri janё integruar mё sё miri nё jetёn nё Kanada pas 20 vitesh, por ato i edukojnё fёmijёt dhe nipat e mbesat e tyre me dashurinё pёr flamurin dhe kulturёn shqiptare. Edhe pse kanё lindur ёe Kanada, kёta fёmijё mbeten shqiptar nё shpirt dhe nderojnё rrёnjёt e tyre nё Kaҫanikun e Vjetёr.

Tingujt e mrekullueshёm tё himnit kombёtar tё luajtur nё piano nga Drinori na ngrohin zemrat nё ditёt e ftohta nё Calgary

Pranvera nuk vjen kollaj nё Calgary dhe ditёt me borё vazhdojnё gjatё. Nё njё ditё tё tillё, Bordi i Shkolles “Foleja e Shqiponjave” organizoi njё eskursion me njё grup nxёnёsish nё Devonian Gardens (Kopshti Botanik nё njё nga godinat e qёndrёs sё qytetit).

Ndёrsa po ecnim ndёrmjet bimёve tropikale, Drinor Ugzmaili, djali i Valbonёs, sheh njё piano qё ёshtё e hapur pёr publikun. Si me ndrojtje, Drinori kёrkon leje qё tё luaj nё piano. Fёmijёt mblidhen rreth tij dhe... mrekullia shpaloset nё kёtё ambjent tё gjelbёr kur ai fillon tё luajё nё piano himnin kombёtar! Ḉfarё kёnaqёsije pёr tё gjithё ne! Faleminderit pёr kёtё kёnaqesi i dashur Drinor. Kjo ёshtё e ardhmja e Diasporёs, fёmijё qё prindёrit i edukojnё me dashurinё pёr rrёnjёt tona - gjuha dhe kultura shqiptare!

Valbona me familjen. Gёzohemi pёr ju tё dashur miq. Arritjet tuaja na bёjnё krenarё tё gjithёve!

Diaspora jonё ka me qindra shembuj tё tillё, por nё kёtё 20-vjetor ne zgjodhёm vetёm dy histori tё familjeve tё fёmijёve tё shkollёs “Foleja e Shqiponjave”. Nё tё ardhmen do tё ndajmё shumё histori suksesi, qё nuk mungojnё nё komunitetin tonё, me temёn “Gёzohemi pёr Ty”! Ju lutemi na kontaktoni qё tё gёzojmё sёbashku pёr arritjet tona.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page