FC Gjakova fituese e Kupës së Shqiptarit
Edhe pse Vllaznimii i Gjakovës nuk siguroi mbetje në ligën elitore të futbollit të Kosovës, megjithatë gjakovarët dëshmuan se janë futbollistë të mirë, ngase janë fitues të Kupës së dytë të Shqiprtarit që u mbajt të dielën, më 16 qershor në Calgary
Me një lojë cilësore FC Gjakova në finale mposhti FC Mirdita me rezultat të thellë 8:2.
Nё organizim tё Shoqatёs Shqiptaro-Kanadeze nё Calgary, përpos futboll u mbajt paralelisht edhe një piknik i nxënësve të Shkollës Shqipe Foleja e Shqiponjave dhe njëkohësisht u festua 20-vjetori i clirimit të Kosovës.
Pikniku dhe turniri ishte i pёrcjellё me muzikё shqiptare dhe BBQ tё pёrgatitur nga Jakova Grill. Të gjitha fondet e ngritura në këtë aktivitet i janë dedikuar Shkollës Shqipe Foleja e Shqiponjave.