1/4

Shkolla Shqipe ndau diploma dhe certifikata për nxënësit në përfundim të vitit shkollor

June 23, 2019

Përpos që ishte dita e fundit e mësimit në gjuhën shqipe, e shtuna e 22 qershorit ishte dita e fundit edhe për pesë nxënës pasi që morën diploma të përfundimit të ciklit shkollor. “Fol Shqip” është motoja e diplomës së dhënë, ndërsa në arsyetim thuhet se nxënësi i ka plotësuar të gjitha kërkesat për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

 

Njëkohësisht të gjithë nxënësit që vijuan mësimin në dy cikle u pajisën me certifikata nga Shkolla Shqipe Foleja e Shqiponjave, që vepron në kuadër të Shoqatës Shqiptaro Kanadeze në Calgary.

 

Ndarjen e certifikata e bëri kryetarja e Këshillit të Shkollës, dr. Adriana Fishta-Bejko, e cila shprehu mirënjohje për prindërit që ia kanë besuar fëmijët e tyre shkollës, me qëllim të ruajtjes së traditave e kulturës shqiptare, e posacërisht mësimit të gjuhës shqipe.

 

Me këtë rast iu bë thirrje prindërve që të regjistrojnë fëmijët e tyre ne semestrin e ardhshëm, ngase do të aplikohen tema të ndryshme të rëndësishme për procesin mësimor dhe që janë sa më të kapshme për nxënësit për të mësuar gjuhën shqipe për nxënësit e mërgatës.

 

Please reload

Featured Posts

Në janar zgjedhje të përgjithshme për drejtues të Shoqatës

November 10, 2019

1/8
Please reload

Recent Posts
Please reload

Search By Tags
Please reload

Follow Us
  • Facebook Classic