1/4

Streha mes reve, filmi shqiptar qe u shfaq ne Festivalin Evropian ne Calgary

November 5, 2019

 

 

Kete vit Shoqata Shqiptaro Kanadeze zgjodhi filmin "Streha mes reve" i cili është një film shqiptar me regji dhe skenar nga Robert Budina. Premiera e pare e filmit ishte ne dhjetor te vitit 2018. Kohëzgjatja 83 min. Kurse ne Calgary u shfaq per here te pare me 2 Nentor, 2019 ne oren 20:15 tek Globe Cinema.

 

Qe nje film te zgjidhet ne Festivalin Evropian ne Calgary duhet te kete plotesuar disa kritere, tha Ilir Kuqi, president i shoqates se Calgaryt. Kriteret jane qe filimi duhet te kete fituar cmime per realizim dhe teme. Duhet te jete jo me shume se 3 vjet i vjeter dhe te kete tema sociale.  Filmi "Streha mes reve" i mbushi keto kritere.

 

Personazhi kryesor i filmit eshte Besniku. Ai është një bari dhe një musliman i devotshëm, i cili ka një lidhje të fortë me zotin dhe qëllimi i tij është që të shpërndajë mirësi dhe tek të tjerët por ky është pak një mision i pamundur për të. Ai jeton në alpet e Shqipërisë së veriut, biri i një nëne katolike dhe një babai ish-komunist. Në Alpe, katolikët dhe muslimanët jetojnë në paqe mes tyre, madje dhe pas zbulimit të Besnikut që Xhamia e fshatit ka qënë Kishë dikur dhe ndahej nga të dy komunitetet në të kaluarën. Vdekja e babait të tij ish-komunist luhat ekuilibrin në familjen e tij me besime të ndryshme fetare, gjë që e shtyn të marrë një vendim të vështirë për jetën e tij. Regjisori Budina citon :'Ky është një film i realizimit magjik ku zbërthehet e brëndshmja ,ku zbërthehen ëndrrat tona ku zbërthehet ajo pjesë që nuk e tregojmë dot me fjalë dhe ishte një sfidë dhe unë doja ta bëja këtë, jo vetëm për bashkësinë fetare sepse kjo përbën vetëm sfondin, por në trajtimin e personazhit krzesor që ka një traumë psikologjike dhe më është dashur të konsultohem dhe me një psikiatër."

 

Ky eshte viti i katerte i shoqates qe perfaqesohet tek Festivali Euvropian. Filmi "Streha mes reve"  u perkrah nga shume spektatore. 

 

 

 

Please reload

Featured Posts

Në janar zgjedhje të përgjithshme për drejtues të Shoqatës

November 10, 2019

1/8
Please reload

Recent Posts
Please reload

Search By Tags
Please reload

Follow Us
  • Facebook Classic