top of page

Të dielën, më 9 shkurt, zgjedhje të përgjithshme për drejtues të Shoqatës


Të dielën e ardhshme, më 9 shkurt, në Librarinë Fish Creek, që gjendet në adresen 11161 Bonaventura Dr. SE, duke filluar nga ora 11:30, do të mbahet mbledhje e dytë e përgjithshme zgjedhore për drejtues të ri të Bordit të Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary.

Në mbledhjen e fundit, të mbajtur të shtunën më 9 nëntor, Bordi i Shoqatës pati vendosur të ndryshojë Statutin e Bordit, ku parashihet mandati i drejtuesve të Shoqatës. Me shumicë votash u vendos që në vend që mandati i drejtuesve të Shoqatës të zgjas 4 vjet tash e tutje të reduktohet në 2 vjet, sic e kanë që të gjitha shoqatat simotra në Kanada.

Kryetari i Shoqatës, Ilir Kuqi tha se në këtë mënyrë do të jepet mundësia që në Shoqatë të angazhohen anëtarë të rinj që do të kontribuonin më tepër sesa periudha katërvjecare që është e ngarkuar për anëtarët e Bordit.

Në bazë të ndryshime në Statut, Bordi Drejtues ka mandate dy vjet, ndërsa kryetari i Shoqatës nuk mund të zgjidhet më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page