1/4

Në janar zgjedhje të përgjithshme për drejtues të Shoqatës

November 10, 2019

 

 

 

Në mbledhjen e fundit, të mbajtur të shtunën më 9 nëntor, Bordi i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, vendosi të ndryshojë Statutin e Bordit, ku parashihet mandati i drejtuesve të Shoqatës. Me shumicë votash u vendos që në vend që mandati i drejtuesve të Shoqatës të zgjas 4 vjet tash e tutje të reduktohet në 2 vjet, sic e kanë që të gjitha shoqatat simotra në Kanada.

 

Kryetari i Shoqatës, Ilir Kuqi tha se në këtë mënyrë do të jepet mundësia që në Shoqatë të angazhohen anëtarë të rinj që do të kontribuonin më tepër sesa periudha katërvjecare që është e ngarkuar për anëtarët e Bordit.

 

Nga mbledhja u vendos që zgjedhjet e ardhshme për drejtues të ri të Bordit të Shoqatës të mbahen nga fundi i janarit të ardhshëm. Detajet e mbledhjes se pergjishme do te qartesohen ne muajin Janar.

 

Në bazë të ndryshime në Statut, Bordi Drejtues ka mandate dy vjet, ndërsa kryetari i Shoqatës nuk mund të zgjidhet më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme.

 

 

 

Please reload

Featured Posts

Në janar zgjedhje të përgjithshme për drejtues të Shoqatës

November 10, 2019

1/8
Please reload

Recent Posts
Please reload

Search By Tags
Please reload

Follow Us
  • Facebook Classic