top of page

Anulohet festa e Pavarësisë, të shtunën mblidhen fonde për tërmetin


Të martën, më 26 nëntor, Bordi i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary dhe disa anëtarë të komunitetit u mblodhën për të diskutuar rreth festimit të 107 vjetorit të Pavarësisë, të paraparë për 30 nentor.

Duke ndjekur hap pas hapi ngjarjet ne Shqiperi dhe duke perjetuar kete fatkeqesi natyrore, ne mbledhje u vendos unanimisht te anulohet festa

Nderkohe, te shtunen, me 30 nentor, ng ora 5pm deri ne 7pm, Bordi vendosi t,i jap mundesine cdo personi qe bleu bileten per festen, ti kthehet paga tek Shkolla Shqipe, Foleja e Shqiponjave (North Point School for boys - 2445 23 Ave SW, Calgary).

Shoqatat shqiptare ne Kanada po bashkepunojne se bashku me qellimin e vetem, mbledhjen e fondeve sa me transparente. Donacionet online, mund te behen tek linku i meposhtem i cili eshte i perkrahur nga Ermal Muca, ambasadori i Shqiperise ne Kanada.

Klikoni ne kete link - Go Fund Me Page

Per te gjithe bashkatdhetaret tone ne Calgary qe duan te kontribojne personalisht, mund te vijne tek Foleja e Shqiponjave me 30 nentor.

Vlera monetare qe do te mblidhet kete dite do ti dergohet Ambasades Shqiptare ne Ottawa ku me pas do shkojne tek Fondi i Emergjencave Civile.

Po ashtu, ngritja e flamurit kete vit te enjten me 28 nentor ne oren 11:00am eshte shume domethenese per te gjithe ne per te treguar solidaritetin tone ne Calgary. Ju lutem behuni pjese e ngritjes se flamurit ku gjithashtu do te respektojme te gjithe viktimat e termetit.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page