top of page

Flamuri shqiptar valëvitet në gjysëmshtizë në Calgary


Të enjten, më 28 nëntor, në oren 11:00, komuniteti shqiptar në Calgary u mblodh për të festuar e Pavarësisë. Këte vit flamuri u valëvit në gjysmështizë për të kujtuar tragjedinë e ndodhur më 26 nëentor, ku një termet i fuqishëm shkaktoi shumë dëme materiale dhe njerëzore.

"Kemi arsye për të festuar sot, por me zemër të lënduar, sepse edhe në këto caste krenarie na ngacmon dhembja që po përjeton Shqiperia sot", tha Dr. Adriana Bejko-Fishta, ambasadore e Kombit dhe anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës.

"Kjo ditë është ditë e rendesishme per shqiptaret kudo ne bote, sepse sot ne kujtome ata qe derdhen gjakun per kete flamur. Sot ne kujtojme rrenjet shqiptare, kulturen dhe traditen shqiptare, por sot me pikellim te thelle i bashkohemi dhembjes te te gjithe shqiptareve ne bote per humben e jeteve nga nje fatkeqesi natyrore", tha Ilir Kuqi, kryetar i Shoqates Shqiptaro-Kanadeze ne Calgary.

Ne te ftohtin e acartë te Calgaryt himni shqiptar u këndua nga talenti i ri, Eltik Cermjani, duke u shoqeruar nga te pranishmit.

Me pas u mbajt 1 minute heshtje ne perkujtim te viktimave te termetit.

Shoqata falenderon pjesemarresit qe shprehen solidaritetin ne kete ceremoni te rendesishme.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page