1/4

Shoqata i dërgoi mjetet e grumbulluara

December 10, 2019

Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, të hënën, më 9 dhjetor, i dërgoi mjetet e grumbulluara për dy familjet, anëtarët e të cilave pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit që e goditi Durrësin dhe rrethinën.

 

 

Gjatë aksionit për grumbullimin e mjeteve financiare nga bashkatdhetarët tanë u tregua solidariteti dhe bashkëndjenja me ata që humbën të afërmit e tyre. U grumbulluan mbi 15 mijë dollarë, ndërsa Shoqata dha donacion prej 1290 dollarëve.

 

Bordi i Shoqatës, vendosi që këto mjete tiu ndahen dy familjeve – familjes Lala nga Durrësi dhe familjes Abazi nga Livoci i Epërmë i Gjilanit. Familjes Lala, që humbi 8 anëtarë iu dërguan 7035.56 dollarë apo 4750 euro, ndërsa familjes Abazi që humbi dy vëllezër, e që lamë pas vete 6 bonjakë iu dërguan 7998.32 apo 5400 euro.

 

Po ashtu, të hënën në Toronto ka mbërritur një kontigjent i ndihmave në ushqim e veshëmbathje i nisur nga Calgary, e që prej atje do të dërgohen në Shqipëri.

 

 

Shoqata falënderon përzemërsisht të gjithë shqiptarët që kontribuan bujarisht që këto mjete të grumbulluara të arrijnë në familjet të cilat për momentin kanë më së shumti nevojë.

 

Please reload

Featured Posts

Si adoleshentët mund të mbrojnë shëndetin e tyre mendor gjatë koronavirusit (COVID-19)

March 25, 2020

1/5
Please reload

Recent Posts
Please reload

Search By Tags