top of page

Zgjidhet Bordi i ri i Shoqatës


Të dielën, më 9 shkurt 2020, u mbajt mbledhja e Përgjiithshme Vjetore dhe Kuvendi i dytë Zgjedhor i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary. Kryetari i Bordit të Shoqatës, Ilir Kuqi shpalosi aktivitetet e realizuara në dy dy vitet e fundit, duke theksuar suksesin e Bordit ku ndihmoi në rritjen e buxhetit nga 4,800 dollarë në 27,400 dollarë.

"Jam krenar për Bordin e dy viteve të fundit dhe shumëllojshmërinë e shumë aktiviteteve të realizuara, duke mos harruar, ngriten e flamurit kombëtar dhe të Kosovës në Calgary, festat e tyre, kampionatet e futbollit, golfit dhe pokerit, të cilat na ndihmuar në ngritje fondesh, por edhe diversikifim aktivitetesh", Kuqi.

Gjatë mbledhjes se përgjithshme vjetore u diskutua dhe tema të ndryshme, si për Shkollën Shqipe "Foleja e Shqiponjave", ku u theksua dëshira për të rritur numrin e nxënësve. "Jam shumë e shqetësuar ndaj indiferencës së shqiptarëve ketu, duke mos e sjell fëmijen për të mësuar shqip", tha Dr. Adriana Fishta Bejko, e cila është kryetare e Bordit të Shkollës Shqipe në Calgary dhe gjithashtu anëtare e Këshillit Koordinativ të Diasporës. Ajo i bëri thirrje gjithe komunitetit shqiptar në Calgary të mos harrojnë rrënjët tona dhe t‘i mësojmë fëmijët gjuhën tonë amë.

Më pas u votua për Bordin e ri Drejtues 9 anëtarësh që do ta udhëheq Shoqatën gjatë dy vitëve të ardhshëm:

Ilir Kuqi - Kryetar

Bledi Elshani - Zv. Kryetar

Saimir Budo - Financier

Mimoza Luzha - Sekretare

Mariglen Aliko - Anëtar Bordi

Daniela Lumani - Anëtar Bordi

Gezim Ugzmaili - Anëtar Bordi

Arshi Kuburi - Anëtar Bordi

Debatiki Cermjani - Anëtar Bordi


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
bottom of page