Flamuri i Kosovës u valëvit në Calgary në 12-vjetorin e Pavarësisë


Më15 shkurt 2020, pranë Bashkisë së qytetit të Calgaryt, u ngrit flamuri i Kosovës e organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze në Calgary. Në këtë ceremoni, sa të thjeshtë po aq e kuptimplotë, pas mbajtjes së fjalës nga kryetari i Shoqatës, Ilir Kuqi, e cila u pasua nga fjalimi i ndijshëm i gazetarit të mirënjohur në rrethin e shqiptarëve këtu, Nebi Murseli, u bë ngritja e flamurit. Në këtë ditë të bukur shkurti me diell, ndjehej krenaria dhe gëzimi në sytë e shqiptarëve të mbledhur të cilët ishin nga të gjitha trevat shqiptare për të qenë dëshmitarë të ngritjes së flamurit.

Murseli, në fjalimin e tij, theksoi sa e rëndësishme është kujtimi i kësaj date historike për popullin shqiptar të Kosovës, datë e cila përmbush amanetin e të rënëve për liri e pavarësi.

“Kosova nuk ka qenë asnjëhere një koncept thjesht gjeografik, prandaj të gjithë ne shqiparët kudo që jemi ta kujtojmë gjithmonë këtë tokë dardane, tokë për të cilën kanë rënë shqiparë nga të gjitha trojet etnike. Sakrificat dhe dashuria për këtë tokë duhet të jetë lajtmotivi që brezave të ardhshëm e kemi detyrim t’ua kujtojmë historinë e Kosovës sonë të lavdishme dhe kreshnike”, tha në fjalimin e tij Murseli.

Pas fjalimit, u bë ngritja e flamurit e shoqëruar nga himni i Kosovës. Nuk mund të mbyllej një ceremoni e tillë pa një këngë si “Kuq e Zi”, e cila zgjon ndjenja atdhedashëse e bashkimi mes shqiptarësh.


Featured Posts
Recent Posts
Search By Tags
No tags yet.
Follow Us
  • Facebook Classic
1/4