Komuniteti shqiptar në Calgary festoi 12-vjetorin e Kosovës shtet i pavarur

February 18, 2020

 

Këngë e valle, gëzim e hare, brohoritje dhe duartrokitje dëgjoheshin në darkën e 16 shkurtit dhe në orët e para të mëngjesit të 17 shkurtit, një datë historike për Kosovën.  Komuniteti shqiptar i Calgariy festoi 12 vjetorin e Kosovës, shtet i pavarur. Shqiptarë nga të gjitha trevat, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni u mblodhën së bashku në ambientin madhështor të “Commonwealth Centre” ku dhe ishin të ftuara këngëtaret e mirënjohura shqiptare të Kosovës Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli.

 

Gjatë fjalës së tij kryetari i Shoqates Shqiptaro-Kanadeze ne Calgary, Ilir Kuqi falenderoi të gjithë pjesmarrësit e ardhur nga Calgary e rrethinat e saj si dhe pjesëtarët e vjetër të Bordit të shoqatës, të cilët kishin kontribuar hap pas hapi për të gjitha aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2019 dhe 2020. 

 

Gjatë fjalimit ai theksoi mirënjohjen ndaj bizneseve shqiptare dhe ato jo shqiptare, të cilat me kontributin e tyre kanë ndihmuar në përmirësimin e aktiviteteve të realizuara nga Shoqata. Në dy ekranet e mëdha në mënyrë të vazhdueshme shfaqeshin logot dhe emrat e këtyre bizneseve.

 

Falenderimet shkuan gjithashtu për ata pjesmarrës të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre në komunitetin shqiptar me mënyra të ndryshme. Certifikata e parë e mirënjohjes iu dha Eltik Cermjanit i cili megjithëse në një moshë të vogël, ka qenë gjithmonë aktiv me këndimin e himnit apo të këngëve patriotike gjatë eventeve të ndryshme.  Arshi Kuburi njihet nga komuniteti shqiptar si portieri më i mirë i skuadrës tonë dhe aktivist në shumë aktivitete të organizuara nga shoqata dhe për këtë arsye iu dha titulli “Anëtar Nderi Për Kontributin e Dhënë Në Komunitetin Shqiptar të Calgaryt”.  Ganimete Dehari ishte një tjetër zonjë e nderuar e cila mori falenderimet e merituara për kontributin e saj në hapjen e Shkollës Shqipe në Calgari si dhe për ndihmesën e saj të vazhdueshme në komunitet. 

 

Më pas festimet vazhduan me këngë nga të gjitha trojet. Këngëtareve iu bashkua edhe Avdi Latifi, këngëtari i mirënjohur me banim në Calgari. Atmosfera e krijuar nga ritmet e bukura të këngës popullore shqiptare solli në pistën e vallëzimit të gjithë pjesëmarrësit e kësaj feste. 

 

 

 

Please reload

Featured Posts

Vota e diasporës, e drejtë e padiskutueshme

June 26, 2020

1/5
Please reload

Recent Posts